FIER - Sensibilizimi i qytetarëve për të raportuar në polici rastet e dhunës i ka shpëtuar jetën një 60-vjeçareje e cila kishte rënë pre e keqtrajtimit të dhunshëm nga vetë djali i saj.
 
Menjëherë pas telefonatës rreth orës 05:20 të mëngjesit, policia u gjend në banesën e familjes Berberi në lagjen Naftëtari në Patos të Fierit, ku mundi të parandalojë përshkallëzimin e dhunës.
 
Djali 25-vjeçar Xhuljano Berberi u arrestua në flagrancë nga efektivët teksa ishte duke goditur me sende të forta dhe me thikë nënën e tij. 60-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Fierit por jashtë rrezikut për jetën.
 
Ai akuzohet për  veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)