Si u tentua përjashtimi me ligj nga politika i Ilir Metës dhe Sali Berishës në 2015, amendamenti u rrëzua pa zhurmë në seancën që drejtohej nga Meta 

Socialistët po përgatisin një paketë me ndryshime ligjore, me qëllim për të përjashtuar nga politika dhe funksionet publike personat të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të ish Sigurimit të Shtetit apo që kanë mbajtur funksione në strukturat e Partisë së Punës. Sali Berisha dhe Ilir Meta ka paralajmëruar reagim të fortë kundër paketës ligjore, për shkak se do të jenë subjekte të ndryshimeve; Meta si bashkëpunëtor i ish Sigurimit të Shtetit dhe Berisha si ish sekretar partie. 

Nuk është hera e parë që forca politike ndërmarrin nisma të tilla për dekomunistizimin e shtetit dhe të politikës, por që të gjitha nismat, deri më sot, kanë pasur të njëjtin fat; Janë penguar dhe rrëzuar me votë. 

Në dhjetor të vitit 2015, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe deputetja Mesila Doda, propozuar një amendament që ndalonte për t’u zgjedhur në funksione publike personat që kanë qenë bashkëpunëtor të ish Sigurimit të Shtetit dhe ata që kanë mbajtur funksione politike në PPSH. 

Propozimi përjashtonte automatikisht Sali Berishën nga Parlamenti dhe politike, ndërsa rrezikonte të zbulonte edhe Ilir Metën si bashkëpunëtor të ish Sigurimit, duke e larguar gjithashtu nga Kuvendi.

Ndoshta kjo është arsyeja se pse amendamenti u rrëzua në heshtje në seancën parlamentare të 17 dhjetorit 2015, seancë e cila drejtohej nga Ilir Meta, si kryetar i Kuvendit. Kundër amendamentit të dekomunistizimit votuan deputetët e PD, LSI dhe PS. 

“Amendimi që paraqesim sot unë dhe z. Idrizi është në nenin 2 pas pikës 1, sipas të cilit
nuk mund të kandidojnë, nuk mund të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetarë bashkie apo këshilltarë në këshillin bashkiak e në çdo rast nuk mund të marrin një funksion me votim nga Kuvendi, përfshi funksionin e Kryeministrit apo anëtarë të Këshillit të Ministrave apo me votim nga këshillat bashkiakë, persona të cilët nga periudha e vitit 1944 deri në vitin 1991, brenda apo jashtë vendit, kanë qenë të përfshirë në: strukturat e ish sigurimit të shtetit, bashkëpunëtorë të ish sigurimit të shtetit, struktura drejtuese të Partisë së Punës së Shqipërisë, funksione të larta drejtuese të pushtetit ekzekutiv në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, drejtimin e Forcave të Armatosura, strukturat e hetuesisë së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, detyrën e gjyqtarit dhe prokurorit në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë. Gjatë gjithë ditës kemi diskutuar lidhur me një proces, i cili ka kohë që ka nisur në Shqipëri dhe nuk ka mbaruar kurrë, që ka lidhje me dekomunistizimin, me nderimin e së kaluarës dhe me ndarjen që ne duhet të bëjmë me të kaluarën. Sot ky është momenti ku secili mund ta shprehë me votë nëse do të ndahet nga e kaluara apo të vazhdojë ta mbajë në shtet”, deklaroi Mesila Doda. 

64 deputetë votuan kundër amendamentit të dekomunistizimit, 52 deputetë votuam pro dhe 10 deputetë abstenuan. “Kush është pro amendamentit të paraqitur nga zonja Doda dhe zoti Idrizi? Kundër? Abstenim? Nuk miratohet”, thotë Meta. 

Pas votimit, Mesila Doda u shpreh se “Në të njëjtin këndvështrim të çështjes për të cilën sapo folëm, deklaroj se tani e kemi të qartë tashmë se kush është për t’u ndarë nga e kaluara e kush nuk është. Ju përshëndes të gjithëve për hipokrizinë që keni pasur gjatë gjithë ditës të na tregonit se sa të distancuar ishit nga kjo e kaluar, e treguat me votë, dhe me këtë rast ju bëj me dije që amendamenti i propozuar prej nesh në pikën 1 të nenit 3 është për veprat penale të parashikuara
në pikën 1 të nenit 2 të këtij ligji, që personi nuk mund të emërohet edhe në funksione publike si më poshtë: për veprat penale të parashikuara në pikën 1, si dhe të përfshirjes së tij në veprimtaritë e parashikuara në pikën 2 të nenit 2 të këtij ligji, personi nuk mund të emërohet edhe në funksionet publike si më poshtë. Është pra, në të njëjtin sens të ndryshimeve që sapo kemi bërë”. 

Shtatë vite më vonë, maxhoranca pritet të referojë në Kuvend për miratim një nismë ligjore, e ngjashme me amendamentin e rrëzuar të Mesila Dodës dhe Shpëtim Idrizit.

Procesverbali i seancës së 17 dhjetorit 2015, ku u rrëzua amendamenti për dekomunistizimin

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë