Si u vra i riu shkodran në Siri?/ Flet nëna e xhihadistit: Nusja ishte shoqja e Floresha Rashës,ata ma morën djalin

Babai i tre fëmijëve u largua nga Shqipëria drejt Sirisë më 16 janar 2013, bashkë me Diamant Rashën, bashkëshortin e Floresha Rashës dhe babain e 2 fëmijëve, që u rikthyen në Shqipëri pak ditë më parë. Diamandi u vra më 27 dhjetor 2013, ndërsa për Ervinin dyshohet se ai luftonte përkrah militantëve të Shtetit Islamik, por ndryshe nga shqiptarët e tjerë, që kanë humbur jetën në Siri, ai u ndëshkua pasi u zhgënjye nga xhihadi.Dhembja e nënës së tij pas kësaj ngjarje është e madhe. E ftuar në emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv me lot në sy Xhyhere Hasanaj thotë se djali ka dashur të vinte në Shqipëri, por ata e vranë.Nëse të tjerë familjarë kërkojnë kthimin e njerëzve të tyre të gjallë, nëna e Ervin Hasanaj kërkon të kthejë eshtrat e djalit në atdhe. E veshur me të zeza 57-vjecarjanga studio e emisionit ‘Pa gjurmë’kërkon të kryejëçregjistrimin e djalit të vrarë në Siri, duke e deklaruar të vdekur.

‘U nis me Diamant Rashën. Me Diamant Rashën kanë patur kontakt që në Shqipëri. Dhe nusja e djalit ka patur shoqëri me gruan e tij Floresha Rashën. Fëmija mban atësinë e Ervinit dhe të treja vajzat janë të regjistruaranë njësinë nr. 4 në Tiranë. Certifikata e vdekjes së djalit mungon, ne nuk kemi mundur të bëjmë ende cregjistrimin,deklariminin të vdekur për shtetasin Ervin Hasanaj. Kërkesën time e kthyen mbrapsht, me pretendiminse këtë duhet ta kërkonte bashkëshortja. Ajo e bëri kërkesën dhe letrat janë në gjyq, por kanë ngelur në mungesë të avokatit, nuk kemi mundësi. Kush mundet të më ndihmojë të kthej eshtrat e djalit, që mos të mbeten në vend të huaj. Fëmijët kanë mbetur pa strehë."

Lajmin e vdekjes së Ervinit për familjarët e dhabashkëshortja  e tij, Nexhmie Beka, nga një kamp në Siri, kur u tha se pasi u plagos Ervini kishte ndërruar jetë në spital dhe më pas e kishin varrosur pa praninë e saj. Ajo kishte mbërritur bashkë me dy vajzat dy vite më pas, me kërkesë të vetë Ervinit. Gjyshja e fëmijëve thotë se nuk kishte dijeni se djali do shkonte në Siri, nënjë vend për të cilin ata nuk kishin dëgjuar kurrë më parë.

’Kur erdhi krushku më thanë se djalin e kanë varrosur atje. Lajmin e vdekjes na e tha nusja, pas një jave. Ata i kishin kërkuar Ervinit të luftonte por ai nuk kishte pranuar.Pak muaj pasi Ervini vdiq, Nexhmija u kthye në Shqipëri. Kur u nis në vitin 2013 djali më tha se kishte bërëletrat për 5 vjet, se do të shkonte për të studiuar për Islam. Ishte 22 vjec kur iku. Ditën që u largua nuk e mora vesh. E mora vesh më vonë, nga njerëzit e nuses që kishte ikur në Siri. Fillimisht u nis pa gruan. Pastaj kërkoi të merrte dhe nusen bashkë me fëmijët. Dy vajza kishte në atë kohë. Pas dy vitesh nusja u nis tek Ervini, e dërguan prindërit e saj atje.Ai thoshte se ishte mirë dhe punonte. E morëm vesh se ishte në Siri, por se cfarë ndodhte atje nuk e dinim. Kam komunikuar me djalin shpesh, ai nuk e dinte se do të shkonte për luftë, ai u nis të studionte. Ai nuk na tregonte asgjë. Djali ka dashur të vinte në Shqipëri, por ata e vranë. Gjithmonë na thonin se janë mire’-rrëfeu në studio nëna e Ervinit

Ervin Hasanaj, i identifikuar nga autoritetet shqiptare si një nga 90 xhihadistët shqiptarë në konfliktin sirian u vra mbrëmjen e 1 prillit, në rrethana ende të paqarta zyrtarisht. Bashkëshortja e Ervinit, Nexhmie Hasanaj u rikthye në Shqipëri në vitin 2018 bashkë me tre vajzat e madhja 10, e dyta 7 dhe mëe vogla 5 vjece, të  mbetura jetime. Pas kthimit në Shqipëri ajo jeton tek prindërit e saj në fshatin të Tiranës, ndërsa nëna e Ervinit, Xhyhere jeton e vetme në një shtëpi me qira në Tiranë.

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë