TIRANE- Hetimi mbi vjedhjen e 713 milionë lekëve në Thesarin e Bankës së Shqipërisë ka nisur në datën 21 korrik 2014, kur Prokuroria e Tiranës, mbi bazën e materialit kallëzues të ardhur nga Banka e Shqipërisë, ka regjistruar procedimin për disa vepra penale. Nga veprimet proceduriale është provuar se: Banka e Shqipërisë aktualisht funksionon në katër ambiente, një ndër të cilat është në Linzë, Tiranë. Këtu gjendet Departamenti i Emisionit, i cili përfshin disa sektorë, ndërmjet tyre, arka stok, dhoma tranzit dhe arka për veprim.
Arka Stok është një ambient magazinimi në Bankën e Shqipërisë, ku depozitohen fondet e gatshme për t’u hedhur në qarkullim, pra kartëmonedhë e re, e pa hedhur më parë në qarkullim. Këto para vijnë nga kompanitë prodhuese të huaja, me të cilat Banka e Shqipërisë ka lidhur kontrata për prodhimin e prerjeve të ndryshme të lekut.
Në përbërje të arkës stok kanë qenë shtetasit Ardian Bitraj, përgjegjës, si edhe specialistët Lavdim Cani dhe Myzejen Belba. Arka stok furnizon me fonde arkën për veprim, e cila është në të njëjtin departament me arkën stok. Në përbërje të arkës për veprim janë (kanë qenë) po tre punonjës; përgjegjësi i zyrës, Petrit Ramohitaj dhe dy specialistët të ngarkuar me vlera, Mimoza Bruzia dhe Liliana Kola. Të tre këta formojnë treshen e ngarkuar me vlera, ashtu si tek arka stok. Të dy arkat përfshihen brenda Departamentit të Emisionit. Arka për veprim, gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj, seleksionon dhe nxjerr nga tregu si të dëmtuara, çdo ditë fonde të sasirave dhe prerjeve të caktuara të lekut.
Nga hetimi është provuar se Ardian Bitraj ka qenë i punësuar pranë Bankës së Shqipërisë, në detyrën e përgjegjësit të “arkës stok” që gjenden pranë Departamentit të Emisionit. Gjatë ushtrimit të detyrës së tij, ky shtetas dyshohet se ka përvetësuar shuma të mëdha parash veprime, të cilat sipas deklarimit të tij, i ka filluar qysh prej vitit 2010 e deri në ditën kur është depozituar kallëzimi penal. Personi nën hetim Ardian Bitraj, i cili ka qenë i ngarkuar me administrimin e vlerave monetare që disponoheshin pranë “arkës stok” dhe asaj “për veprim”, gjithashtu ka përvetësuar vlera monetare edhe prej arkës stok në kartëmonedha të dëmtuara, të cilat sipas urdhrit të administratorit përkatës së Bankës së Shqipërisë duhet të asgjësoheshin.
Ardian Bitraj i cili ka pranuar faktin penal, pra se ka vjedhur shuma parash në vendin ku ishte përgjegjës për ruajtjen dhe administrimin e tyre, si dhe ka shpjeguar në detaje si e ka realizuar vjedhjen. Referuar pamjeve filmike, Bitraj në cilësinë e përgjegjësit të arkës stok, ka përfituar nga kjo situatë dhe të përvetësoj shuma të mëdha parash.
Këshilli Mbikqyrës: Thesari punonte me rregullore të vjetra
Nga kqyrja e kamerave të sigurisë, Ardian Bitraj, gjatë orarit të punës ka hapur i vetëm derën kasafortë të zyrës stok (tranzit). Nga hetimet është provuar se në departamentin e Emisionit në datën 30.07.2014, ka rezultuar se në datë 15 dhe 16 korrik 2014, Klevis Bejtaj ka shkuar me automjetin e tij dhe është takuar me personin nën Ardian Bitraj. Ky i fundit, para se të nisej tek makina e Bejtaj, ka shkuar te kasaforta ku depozitonte paratë dhe më pas është drejtuar për në automjet. Pavarësisht se kanë vazhduar funksionimin si arka për veprim, arka stok dhe dhoma tranzit, organizimi i punës në këto tre arka nuk është shoqëruar me miratimin e akteve nënligjore, si udhëzime apo rregullore, por ka vazhduar me rregulloret e vjetra, e konkretisht me vendimin e këshillit mbikqyrës Nr.04 datë 16.01.2012.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 Shtator 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com