Si u zbuluan vrasësit e pronarit në Kamëz, përgjimi: I fshehe ato, se më pyetën

Vetëm 20 minuta pasi ka ndodhur vrasja e Agim Bucit dhe plagosja e bashkëshortes së tij, në Kamëz, dy autorët e krimit janë identifikuar nga policia e Tiranës, por për shkak të sigurimit të provave material, është urdhëruar që dy autorët të mbahen në përgjim dhe vëzhgim në teren.

Prova më e fortë u siguruar falë përgjimit të një bisede telefonike, ku Vladimir Kurti, i kërkon bashkëpunëtorit të tij,Ruzhdi Hode, që të fshehë provat, si armën dhe dorezat e dorës e çorapet e dorës. Gjatë bisedës telefonike të regjistruar ndërmjet Kurtit dhe shokut të tij Hode, 28-vjeçari Kurti pasi del nga marrja në pyetje në drejtorinë e Vendore të kryeqyetit, i telefonon mikut të tij Hode dhe i thotë:“…i fshehe ato se, mua më morën në pyetje…”.

Kjo pakujdesi e Vladimir Kurtit, autorit kryesor të dyshuar për vrasjen e 52-vjeçarit, baba i 4 fëmijëve, ka bërë të mundur që policia të ketë provën më të fortë kundër tij dhe të zbulojë dhe bashkëpunëtorin në krimin që tronditi opinionin publik. Sipas banorëve të lagjes “OSBE” në Kamëz, Kurti është edhe përdorues i lëndëve narkotike dhe dyshohet se krimin mund ta ketë kryer nën efektin e drogës.

Mësohet se 28-vjeçari Vladimir Kurti, emër i njohur për drejtësinë shqiptare, ishte një nga të ndaluarit e parë të efektivëve të komisariatit nr.5.,të Kamzës, vetëm 20 minuta pasi kishte ndodhur grabitja e dështuar, me bilanc tragjik për familjen Buci. Por ai nuk është mbajtur në qeli, por është liruar, duke u mbajtur në përgjim telefonik. Nuk ka kaluar shumë, kur policia e Tiranës në orët e para të mëngjesit ka hyrë në banesën e Kurtit duke e arrestuar atë.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe me shtetasin Ruzhdi Hide. Një nga dy autorët e arrestuar nga policia, Vladimir Kurti, 28-vjeç, nga Burreli, i dënuar më parë për grabitje me dhunë, ka pranuar krimin përpara grupit hetimor, ndërsa ka rrëfyer se armën e zjarrit, rrobat dhe dorezat i hodhën në lumin e Tiranës, pranë një ure. Aty pranë ata kanë braktisur edhe automjetin tip "Volksëagen Golf 4". Sipas rëfimit të tij ka qenë pikërisht Vladimir Kurti, ai që ka qëlluar për vdekje 53-vjeçarin si dhe ka plagosur bashkëshorten e tij, Merita Buci në sy të djalit të tyre 6-vjeçar.

Ndërsa bashkëpunëtori i tij në krim, Ruzhdi Hode, 25 vjeç, banues në Tiranë, me origjinë edhe ai nga Burreli, ka mbajtur në dorë një thikë. Burimet thanë se Kurti ka shfaqur pendesë dhe përpara grupit hetimor ka qenë i frikësuar dhe është përlotur. Sipas pamjeve të publikuara nga policia, gjithçka ka ndodhur brenda 18 sekondave, ndërsa dëshmitar është bërë edhe djali 6-vjeçar i çiftit Buci, i cili ka parë të gjithë skenën e krimit.

Kurti, ka rrëfyer se kishin shkuar për të grabitur marketin por aty janë përleshur me pronarin Agim Buci, 52-vjeç i cili ka marrë në dorë një thikë. Në këtë moment situata del jashtë kontrollit dhe një prej grabitësve qëllon për vdekje 53-vjeçarin me një plumb i cili i preku organet jetësore. Pas dëshmisë së të penduarit, policia ka shkuar drejt vendit ku dyshohet se është hedhur arma e krimit dhe dorezat, në lumin e Tiranës, ku vijojnë kërkimet prej orëve të paradites.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqiptar: 28/04/2018 17:53

    ca behet kshu more ? C jane kto kafshe prehistoike qe jetojne mes nesh ne vitin 2020? A behet gje me I vu n litar ?

    Përgjigju
  • Kafsha: 28/04/2018 12:01

    Të rikthehet “ligji i ligjeve”!

    Përgjigju
  • Erik: 28/04/2018 09:03

    Shkoni punoni o zhulsa, pse doni te jetoni ne kurriz te te tjereve? Denim maksimal dhe parate e ushqimit tuaj ne burg per gjithe jeten t'ua paguajne familjet tuaja. S'kane pse mbajne frymen gjalle shqiptaret me taksat e tyre ca plehrave qe s'i duhen kujt. Uroj qe familjaret e te ndjerit te ndjehen pak me te lehtesuar pas kapjes se autoreve, megjithese dhimbja nuk do u sherrohet lehte.

    Përgjigju
  • xXx: 28/04/2018 08:45

    Ne foto eshte i njejti kokeshtrember...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun