TIRANE-Report Tv zbardh dëshmitë e dy personave të arrestuar për grabitjen me pasojë vdekjen në Kamëz para dy netësh. Autori i vrasjes së pronarit të marketit në Kamëz, Vladimir Kurti ka pranuar se e njihte familjen e Agim Buçit.

Shkuam te dyqani për të marrë çfarë të gjenim. Do të merrnim lekët dhe do iknim. E shkrepa armën pistoletën pasi u tremba dhe Agimi ishte afër. E njihja familjen. Jam i penduar kërkoj falje.

Vladimir Kurti

Ndërsa bashkëpunëtori i tij në krim, Ruzhdi Hode 25 vjeç, banues në Tiranë është shprehur se e kishin menduar diçka të lehtë, por doli ndryshe nga parashikimi.

Kishim shkuar vetëm për të marrë lekët. E menduam diçka të lehtë prandaj morëm makinë time. Nuk donim të vrisnim njeri.

Ruzhdi Hode

Dy ditë pas ngjarjes, dy autorët janë arrestuar nga policia. Vladimir Kurti u ndalua në banesën e tij në rrugën ‘Besëlidhja’ në Kamëz, ndërsa Hode në fshatin Çerkez.