Si u zhdukën Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari! Ende asnjë gjurmë nga dy miqtë që u panë përherë të fundit në fshatin Çukë të Sarandës

Si u zhdukën Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari! Ende asnjë gjurmë nga dy miqtë që u panë përherë të fundit në fshatin Çukë të Sarandës

Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari rezultojnë të zhdukur prej 5 muajsh dhe ende nuk dihet fati i tyre.

Dy 46 vjeçarët rezultuan të zhdukur prej 7 prillit të këtij viti. Banorët jashtë kameras treguan për Report TV se ditën e enjte 6 prill, rreth mesditës Fatmir Sulovari kishte shkuar për të takuar Leonard Thodhorin që banonte në fshatin Çukë. Të dy kanë pirë kafe në lokal, kanë qendruar 40 minuta, kanë qerasur me pije freskuese disa fëmijë që ndodheshin rastësisht aty dhe janë larguar nga fshati.  Prej asaj dite nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Paraprakisht mendohet se dy të zhdukurit i kanë njohur rrëmbyesit, pasi në disa pamje filmike të lëvizjes së mjetit te tyre, dallohet Fatmir Sulovari teksa ndodhet i ulur në sediljen e parë duke mbajtur dorën në tavan. Familjarët dyshojnë mund t’i kenë rrëmbyer persona me të cilët kishte konflikte për një pronë që së fundmi e kishte shitur. Policia e Sarandës kreu disa kontrolle banesash, përfshirë edhe zyrtarëve apo ish-zyrtarë. Kontrollet janë kryer për çështje tokash por nuk dihet nëse është një procedim i veçuar apo hetimi për zhdukjen e dy 46 vjeçarëve ka nxjerrë në skenë ngjarje të tjera në Sarandë. Dyshimet janë se dy 46-vjeçarët janë ekzekutuar dhe janë groposur.

Kush janë të zhdukurit?
1. Leonard Thodhori, 46 vjec i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti. Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallëzim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini. I arrestuar më pas per “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i përfshire në trafik lëndësh narkotike.
2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”. I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMW” X5 u gjet një sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.


Lajmi kryesor:

'Misteri'/ Albi Mecini arrestohet me 2 çanta me 21 kg lëndë plasëse! I dyshuar për rrëmbimin e Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovarit në Sarandë! Tre në kërkim (EMRAT)


S.G/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip