Në ditën e Krishtlindjes Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton i ka surprizuar të gjithë me performancën e saj në piano. Ajo u shfaq në krah të muzikantit Tom Walker nën ritmet e këngës 'For Those Who Can't Be Here’, duke luajtur në piano në shenjë mirënjohje për njerëzit që mbështetën komunitetet e tyre gjatë pandemisë së COVID.
Kate i lindi ideja për performancën pas një takimi me Walker kur e dëgjoi atë të luante në një festë bamirësie në tetor.
Dukesha u tha se ishte 'mjaft nervoze' gjatë provës së saj të parë 'sepse ajo nuk kishte luajtur me një muzikant tjetër për një kohë shumë të gjatë'.