SICILI - Një anije me 700 persona është mbytur në Siçili. Sipas të dhënave të para bëhet me dije se pothuajse të gjithë personat janë mbytur. Mediat italiane shkruajnë se ende nuk ka të dhëna për shkaqet e mbytjes së anijes në Siçili. Ansa njofton se anija është përmbysur rreth 100 kilometra në veri të Libisë. 

Janë shpëtuar vetëm 28 persona. Mbrëmjen e së shtunës peshkarexha kishte kërkuar ndihmë te Roja Bregdetare italiane, pasi mjeti kishte vështirësi në lundrim.

Salla operative ka dërguar për ndihmë një anije tregtare portugeze. Mendohet se në momentin që e kanë parë anijen, klandestinët kanë shkuar të gjithë në njërën anë të peshkarexhës duke e përmbysur atë. Ndërkohë, ka nisur një operacion shpëtimi në Kanalin e Siçilisë, i koordinuar nga Roja Bregdetare italiane, ku marrin pjesë njësi ajrore dhe detare.


Kryeministri italian Renzi mbledh Këshillin e Ministrave, reagon edhe Papa Francesku 
Kryeministri Italian Mateo Renzi anuloi programin e ditës së sotme duke kërkuar një mbledhje urgjente të ministrave në orën 17.00 pas tragjedisë në mesdhe ku rreth 700 emigrantë u mbytën në kanalin e Sicilisë mbrëmjen e së shtunës. Renzi ka kërkuar në mbledhjen urgjente ministrin e jashtëm Paolo Xhentiloni, atë të brendshëm Anxhelino Alfano, ministren e mbrojtjes Roberta Punoti atë të inrastrukturës Graciano Delrio si dhe nënsekretarin e shërbimeve Marko Miniti. Edhe papa Francesko reagoi duke thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë menjëherë me vendosmëri dhe gadishmëri në mënyrë që të evitohen tragjedi të tilla në të ardhmen. Papa u shpreh se ata janë burra dhe gra sit ë gjithë ne, vëllezër në kërkim të një jete më të mirë, të uritur, të persekutuar, viktima lufte në kërkim të një jete më të mirë. 


klandestine
(Me rreth të kuq zona ku u mbyt anija e vogël me klandestinë)


viktimat
FOTO
anije
FOTO