Sigmar Gabriel në Prishtine:
Serbia të njohi Kosovën

Sigmar Gabriel në Prishtine:<br />Serbia të njohi Kosovën<br>
Sigmar Gabriel, ministri i Jashtëm i Gjermanisë ka zhvilluar ditën e djeshme një vizitë në Kosovë, ku është takuar me kryeministrin Haradinaj. Gjatë vizitës së tij, Gabriel e ka bërë të qartë se ai mbështet anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian, ndërkohë që ka theksuar se kusht për këtë është edhe njohja e Pavarësisë së Kosovës.

“Nëse Serbia do të eci drejt Bashkimit Europian, sundimi i ligjit është një kusht primar, por i tillë mbetet edhe njohja e pavarësisë së Kosovës”, është shprehur kreu I diplomacisë gjermane gjatë konferencës për mediat me kryeminsitrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Gjthashtu Gabiriel është është shprehur se Prishtina duhet të avancojnë për zgjidhjen e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, duke plotësuar kështu dy kushtet e kërkuara për liberalizimin e vizave për shtetasit kosovarë.

Ndërkohë edhe vet brenda Unionit ka ende 5 vende të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Prishtina dhe Beogradi prej disa kohësh tashmë janë angazhuar në një dialog për të zgjidhur problemet mes dy vendeve, ku një prej tyre është edhe njohja e pavarësisë së Kosovës, e cila është një çështje që mund të vonojë progresin e Serbisë drejt BE.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar