Policia monitoron bregdetin! Bllokohen 16 mjete lundruese në Vlorë dhe 4 në Durrës! Gjobiten drejtuesit

Nga kontrollet e ushtruara përgjatë bregdetit, policia kufitare ka bllokuar 20 mjete lundruese nga porti Durrësit në Vlorë. Konkretisht janë bllokuar 10 Jet Ski, 7 skaf, 3 gomone,  pasi u gjetën shkelje. Drejtuesit e tyre u gjobitën me shuma nga 10 mijë deri në 100 mijë lekë të reja.

Si rezultat i monitorimit të vijës bregdetare dhe të hapësirës ujore në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve dhe pushuesve, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar 20 mjete të tjera lundruese, të cilat u konstatuan në paligjshmëri të ndryshme.

1.Nga shërbimet e Policisë Kufitare të Vlorës u bllokuan:

-2 Jet Ski, pasi lundronin jashtë zonës së përcaktuar për këtë aktivitet dhe për pasojë përbënin rrezik për pushuesit. Drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masë administrative 100 000 lekë të rinj secili.

-1 skaf me 2 motorë, pasi ishte bregëzuar jashtë zonës së përcaktuar. Drejtuesit i tij u ndëshkua me masë administrative 100 000 lekë të rinj.

-1 skaf, pasi kishte në bord, numër pasagjerësh në tejkalim të kapacitetit mbajtës, duke iu rrezikuar jetën këtyre shtetasve. Drejtuesi i skafit u ndëshkua me masë administrative 30 000 lekë të rinj.

-7 Jet Ski, 3 gomone dhe 2 skafë, pasi drejtuesit e tyre ishin të papajisur me dokumentacionin e nevojshëm për lundrim. Këta shtetas u ndëshkuan me masë administrative 10 000 lekë të rinj secili.

Gjithashtu, në lidhje me një fotografi të postuar ditën e djeshme, në portalin “JOQ”, sipas së cilës, në Drimadhe, një skaf ishte pozicionuar pranë pushuesve, ju bëjmë me dije se menjëherë pas publikimit, janë kryer të gjitha verifikimet (të dokumentuara me video nga shërbimet e Policisë Kufitare), nga të cilat ka rezultuar se skafi i shfaqur në këtë fotografi, po lundronte brenda korridorit të sigurisë, të kufizuar me bova, konform ligjit.

2.Nga shërbimet e Policisë Kufitare të Durrësit u bllokuan:

-1 skaf në kepin e Rodonit, pasi drejtuesi i tij kishte marrë në bord 12 shtetas (familjarë të njëri-tjetrit, 6 prej tyre shtetas të mitur), në tejkalim të kapacitetit mbajtës të këtij mjeti lundrues. Për shkak të kësaj paligjshmërie, 13 shtetasve iu rrezikua seriozisht jeta. Policia Kufitare iu shkoi në ndihmë këtyre 13 shtetasve, përmes një operacioni shpëtimi që zgjati deri në mesnatën e datës 10 korrik. Drejtuesi i këtij skafi u ndëshkua me masë administrative 40 000 lekë të rinj.

-1 skaf, pasi lundronte jashtë zonës së përcaktuar për këtë aktivitet dhe për pasojë përbënte rrezik për pushuesit. Drejtuesi i tij u ndëshkua me masë administrative 100 000 lekë të rinj.

-1 skaf, pasi pronari i tij nuk kishte regjistruar pronësinë mbi këtë mjet lundrues, sipas detyrimeve ligjore. Ky shtetas u ndëshkua me masë administrative 20 000 lekë të rinj.

-1 Jet Ski, pasi drejtuesi i tij nuk ishte pajisur me dokumentacionin e nevojshëm për lundrim. Ky shtetas u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë të rinj.

Monitorimi i vijës bregdetare dhe i hapësirës ujore në të gjithë vendin, vijon.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 15/07/2023 14:20

    Shum gabim qe bllokojn skafet ,,policia duhet ti arrestoj keta horra zagaret se po tmerrojn edhe plazhistet..te gjith pronaret e skafeve I kan grat kurva te medhaja..pallohen shum lart posht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja