Komisioni i Sigurisë miratoi sot në parim ligjin për mbrojtjen e sinjalizuesve, pavarësisht skepticizmit të shfaqur nga deputetë të maxhorancës.
Kryetari i komisionit, Spratak Braho ka thënë se qeveria duhet të shikojë mirë këtë ligj, pasi edhe tek Komisioni i Ligjeve janë konstatuar disa vërejtje.
Ndërkohë, deputeti Paulin Sterkaj ka thënë se, ky ligj nuk mund të aplikohet në Shqipëri, ku sinjalizuesit janë ata që nuk bëjnë punën dhe merren me kolegët që punojnë.
Ndërsa deputeti Pjerin Ndreu, ka shtuar se, duhet të parashikohen masa për ata që abuzojnë dhe sinjalizojnë në mënyrë të rreme duke dizinformuar.
Ndreu ka theksuar se, duhet të mbyllen hapësirat për servilat, pasi sipas tij, Shteti shqiptar është shteti i servilave dhe spiunëve.
“Jo në mënyrë absolute, por këta njerëz janë të parët e vendit. Më të përkrahurit janë servilët dhe disinformuesit” ka thënë Ndreu.
Kohë më parë, Lëvizja Socialiste për Integrim është shprehur skeptike ndaj projektligjit të qeverisë për “Mbrojtjen e sinjalizuesve”.
Por qeveria ka thënë se, me qëllim shmangien e keqpërdorimit, në ligjin e ri të qeverisë nuk parashikohet shpërblimi për sinjalizuesit, duke demotivuar sipas tij, keqpërdorimin për qëllim abuzive.
Nga ana tjetër, deputetët e opozitës kanë thënë se ligji i propozuar nga qeveria, dublon ligjin e 2006-ës, ndërsa kanë shtuar gjithashtu se ILDKP nuk ka kapacitete profesionale për hetuar korrupsionin e denoncuar nga sinjalizuesit.
Projektligji parashikon që krahas institucionet publike, sinjalizues të ketë edhe në subjektet private me mbi 100 punonjës. Do të jetë detyrim ligjor për çdo biznes që të ngrejë instrumentin e sinjalizuesit. Gjithashtu, ligji parashikon edhe funksionimin e strukturës.
Kësisoj, çdo sinjalizim do të hetohet nga pikëpamja administrative. Struktura brenda institucionit bën hetimin, më pas është ILDKP-ja që bën hetim të dytë nëse sinjalizimi është bërë për hakmarrje apo ka diçka që duhet hetuar. Nuk mjafton vetëm sinjalizimi, por i nënshtrohet një hetimi administrativ. Ndërsa sinjalizuesit i bëhet publik identiteti në momentin e nisjes së hetimeve për rastet e korrupsionit në radhët e kolegëve apo të eprorëve dhe merr menjëherë mbrojtje ligjore.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com