Siguria kibernetike, sfidat dhe kërcënimet, Presidenti Begaj mbledh nesër Këshillin e Sigurimit Kombëtar

Siguria kibernetike, sfidat dhe kërcënimet, Presidenti Begaj mbledh nesër Këshillin e Sigurimit Kombëtar

Foto ilustruese

Presidenti Bajram Begaj thërret nesër (13 qershor 2023) mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar për të disktuar gjëndjen e sigurisë kibernetike dhe masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në Republikën e Shqipërisë

 Mbledhja do të nisë nesër në orën 12:00 në presidencë  

“Thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon të bëjë një analizë gjendjes aktuale të sigurisë kibernetike, sfidave dhe kërcënimeve me të cilat përballemi në këtë drejtim. Insititucionet përgjegjëse do të informojnë Këshillin e Sigurimit Kombëtar për masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në zbatim të rekomandimeve të dhëna nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në muajt Tetor 2022 dhe Janar 2023” sqaron zyra e shtypit e presidencës.

Për kryetaren e re të Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hysenin mbledhja e këshillit të Sigurimit Kombëtar do të jetë e para pas marrjes së detyrës më 3 prill 2023,ndërkohë janë thirrur për të marrë pjesë, veç kryeministrit Edi Rama dhe kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla edhe 6 ministra të kabinetit qeveritar, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, drejtori i Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike dhe drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Sulmet e Iranit

Në verën e 2022 Shqipëria ra pre e sulmeve kibernetike nga Irani duke shkaktuar dhe ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me këtë shtet në shtator të 2022. Sulmi i parë kibernetik ndodhi në mes të muajit korrik 2022 kur u sulmuan portalet shtetërore të shërbimeve online, të cilat nuk funksionuan për 4 ditë.  Ndërsa më 10 shtator 2022, u sulmua sistemi TIMS. Sulmi ‘paralizoi’ për disa orë pikat e kalimit kufitar të të gjithë vendit, në Rinas, Kakavijë, e Kapshticë, ku policia hapi regjistrat duke punuar manualisht. 

Me sytë nga siguria kibernetike

Pikërisht ky sulm e ngriti sigurinë kibernetike të Shqipërisë në një çështje kryesore, ku nga qeveria filluan të përqëndrohen shumë investime për të shmangur rreziqet, që vijnë nga kjo fushë. Në shkurt 2023 Shqipëria hartoi një plan strategjik për sigurinë e informacionit, ndërkohë SHBA ka dhënë 50 milionë dollarë dhe  BE ka premtuar 15 milionë euro  për të forcuar sigurinë kibernetike

Kjo është hera e dytë që presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar për këtë vit. Mbledhja e parë u mbajt më 23 janar 2023 ku u kërkua rishikimi i dokumenteve strategjikë për çështjet e sigurisë.

Pjesëmarrës në këtë mbledhje do të jenë:

1. Kryetari Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Sh.S. Zonja Lindita Nikolla

2. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Zoti Edi Rama

3. Zv/Kryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Zonja Belinda Balluku

4. Ministri i Mbrojtjes, Zoti Niko Peleshi

5. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Zonja Olta Xhaçka

6. Ministri i Drejtësisë, Zoti Ulsi Manja

7. Ministri i Brendshëm, Zoti Blediar Çuçi

8. Minstri i Finacave dhe Ekonomisë, Zonja Delina Ibrahimi

9. Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Zoti Nasip Naço

10. Shefi Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneral brigade Arben Kingji

11. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku

12. Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Zonja Vlora Hyseni

Në këtë mbledhje janë ftuar të marrin pjesë edhe:

1. Zv/Kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Zoti Ferdinand Xhaferaj

2. Drejtori i Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike, Zoti Igli Tafa

3. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Zonja Mirlinda Karçanaj

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille