TIRANE - Bizneset private nuk arrijnë të përmbushin kushtet e sigurisë në punë për punonjësit e tyre. Kjo pikë solli debat mes Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe përfaqësuesve të bizneseve në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të punës në fshatin SOS. 

Nga njëra anë Beqaj deklaroi se biznesneset duhet të përmbushin detyrimet që parashikon kodi i punës dhe direktivat europiane, nga ana tjetër bizneset ankohen se qeveria po i ngarkon me detyrime që nuk i takojnë atyre, duke rritur kështu edhe korrupsionin në sistemin e punësimit.

"Secila nga ndërmarjet që ju keni edhe kur regjistroheni në QKR në fushën e aktivitetit keni një proces që ju e dini, herë ka lidhje me jonizus herë me zhurma herë me optikë, nuk kërkohet kjo që cdo vend pune prej treqind e ca mijë veta sa janë në sektorin privat sot do skenohen të gjithë dhe për cdo vend pune do të ketë nga një vlerësim paraprak dhe pastaj një inspektim." tha Beqaj

"Është problemi që na keni shtuar detyrime shtesë, shëndetin e ekonomisë e shikojmë ne, na keni shtuar detyrime që s'mund t'i përballojmë, nuk mund të masim decibel në fabrikën time." tha Luan Bregasi

Në varësi të procesit që kryejnë, bizneset private duhet të pajisen kartelat shëndetësore, me aparaturat që masin nivelin e ndotjes, atë të zhurmave, rrezatimin jonizues, si kusht për të dhënë siguri dhe mbrojtur shendetin e punonjësve.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)