Paketa e sigurisë/ 15 vite burg për shitje e drogës në shkolla dhe rekrutrimit të fëmijë për pornografi! Balla propozon ndryshime në Kodin Penal

TIRANE - Ndryshime në 11 nene të Kodit Penal propozon Ministria e Brendshme si një paketë për rritjen e sigurisë në shkolla.

Rrethana rënduese cilësohet çdo vepër penale ndërkohë që propozohet rritje e ndjeshme të dënimeve me burgim për 10 vepra penale që kryhen në ambientet e shkollave apo rreth tyre që quhet në projektligj  “Perimetër i Sigurisë” në shkolla.

Çdo vepër penale që lidhet me dhunën seksuale, pornografinë, trafikimin e të miturve, mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve të zjarrit, mbajtjen apo shitjen e armëve të ftohta, shitjen e lëndëve narkotive, përshtatjen e lokalit për përdorim droge, hedhja ose braktisjen e shiringave, nxitjen për përdorimin e drogës, drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt nëse do të kryhet në ambientet shkollore do të ketë ashpërsim të dënimeve. Krimi në këto ambiente përbëjnë rrethanë cilësuese pavarësisht nëse destinatorët e veprës apo të dëmtuarit janë persona të mitur.

"Në nenin 283 “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtohet paragrafi me këtë përmbajtje: “Kur kjo vepër kryhet në mjediset e një institucioni arsimor ose në perimetrin e sigurisë së tij, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet” thuhet në relacion.

Ligji sjell si risi konceptin e Perimetrit të Sigurisë në shkolla. Nga nenet që propozohen rritje të dënimit veçohet ajo për dhunën seksuale që nëse kryhet në perimetrin e sigurisë së institucionit arsimor të frekuentuar nga i dëmtuari dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.

Edhe krimet në lidhje me nenin 117 të Kodit Penal që lidhen me pornografinë parashikojnë burgim nga tre deri në pesë vjet, ndërkohë që më parë dënoheshin vetëm deri në 2 vite burg.

Në nenin 117 “Pornografia”: Pas paragrafit të parë, shtohet paragrafi me këtë përmbajtje: “Kur kjo vepër kryhet në mjediset e një institucioni arsimor ose në perimetrin e sigurisë së tij, dënohet me burgim nga tre deri në pesë vjet”.

Pas paragrafit të tretë, shtohet paragrafi me këtë përmbajtje: “Rekrutimi, përdorimi, shtrëngimi ose bindja e një të mituri për të marrë pjesë në shfaqje pornografike, kur kryhet në mjediset e një institucioni arsimor ose në perimetrin e sigurisë së tij, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet”.

Ministria e Brendshme propozon gjithashtu që çdo person që dënohet për trafikim të të miturve, që deri më tani Kodi Penal parashikon dhjetë deri në njëzet vjet, t’i rritet dënimi me 25% nëse vepra kryhet në ambientet shkollore.

Me disa vite rriten edhe dënimet për krimet që lidhen me drogën në shkolla, që parashikohet në nenet 283, 285a, 285/b dhe 286 të Kodit Penal.

Paketa pritet të konsultohet në Ministrinë e Drejtësisë, e cila prej kohësh ka nisur punën për përgatitjen e Kodit të ri Penal në vend.

1.       Të shtohet tek “Rrethanat rënduese”, kryerja e një vepre penale në dëm të një të mituri në mjediset e një institucioni arsimor ose në perimetrin e sigurisë së tij.
2.       Në nenin 107/a “Dhuna Seksuale”, të shtohet që kur kjo vepër kryhet në mjediset ose në perimetrin e sigurisë së institucionit arsimor të frekuentuar nga i dëmtuari, të ketë dënime nga pesë deri në dhjetë vjet burg.
3.       Në nenin 117 “Pornografia”, të shtohet që kur kjo vepër kryhet në mjediset e një institucioni arsimor ose në perimetrin e sigurisë së tij, të ketë dënime me burgim nga tre deri në pesë vjet, si dhe rekrutimi, përdorimi, shtrëngimi ose bindja e një të mituri për të marrë pjesë në shfaqje pornografike, kur kryhet në mjediset e një institucioni arsimor ose në perimetrin e sigurisë së tij, të dënohet me burgim nga 7-15 vjet.
4.       Në nenin 128/b “Trafikimi i të miturve”, të shtohet që kur kjo vepër kryhet në mjediset e një institucioni arsimor ose në perimetrin e sigurisë së tij, dënimi me burgim shtohet me ¼ e dënimit të dhënë.
5.       Në nenin 278 “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe I municionit”, të shtohet që kur kjo vepër kryhet në mjediset e një institucioni arsimor ose në perimetrin e sigurisë së tij, dënohet me burgim 5-10 vjet.
6.       Në nenin 279 “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” të shtohet që mbajtja e armëve të ftohta si shpatat, bajonetat, thikat dhe mjete të tjera të përgatitura e të destinuara posaçërisht për sulm kundër personave ose për vetëmbrojtje, pa lejen e organeve kompetente, në mjediset e një institucioni arsimor ose në perimetrin e sigurisë së tij, dënohet me burgim nga 3-6 vjet.
7.       Në nenin 283 “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të shtohet që kur kjo vepër kryhet në mjediset e një institucioni arsimor ose në perimetrin e sigurisë së tij, dënohet me burgim nga 7-15 vjet.
8.       Në nenin 285/a “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, të shtohet që kur kjo vepër kryhet në perimetrin e sigurisë së një institucioni arsimor, dënohet me burgim nga 5-10 vjet.
9.       Në nenin 285/b “Hedhja ose braktisja e shiringave”, të shtohet që kur kjo vepër kryhet në mjediset e një institucioni arsimor ose në perimetrin e sigurisë së tij, dënohet me burgim nga 1-3 vjet.
10.   Në nenin 286 “Nxitja për përdorimin e drogës”, paragrafi i dytë të bëhet që kur nxitja apo injektimi i detyruar bëhet ndaj fëmijëve apo në mjediset e një institucioni arsimor ose në perimetrin e sigurisë së tij, në institucione penale, sportive apo të çdo veprimtarie tjetër shoqërore dënohet me burgim jo më pak se 15 vjet.
11.   Në nenin 291 “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtohet që kur kjo vepër kryhet në perimetrin e sigurisë së një institucioni arsimor, dënohet me burgim 1-5 vjet.

(Kliko këtu për të parë propozimet për ndryshimet në Kodin Penal)

(Kliko këtu për të parë relacionin e pr/ligjit për ndryshimet në Kodin Penal)

 

S.G/M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim