Siguria, policia i heq 1 mijë bileta
Partizanit për derbin ndaj Tiranës

Siguria, policia i heq 1 mijë bileta<br />Partizanit për derbin ndaj Tiranës
Policia e Tiranës pas takimit me organizatorët e derbit ka vendosur që në dispozicion të tifozëve të Partizanit të jenë 2 mijë bileta dhe jo 3 mijë, sikur vendosi Tirana dy ditë më parë. Vendimi lidhet me arsyet e sigurisë, pasi numri i mbështetësve të kuq është i madhe dhe situata mund të precipitojë.

Tifozët e Partizanit do të vendosen në katër tribuna të stadiumit “Selman Stërmasi”. B1 dhe B2 në tribunën qendrore, ku çmimet variojnë nga 2500 lekë të reja deri në 2000 lekë. Gjithashtu fansat e kuq do të qëndrojnë edhe në tribunat C1 dhe C2, ku çmimi i biletave është 600 lekë të reja. Ndërkohë, çmimet më të ulëta janë ato të tribunave D2/G2 me kosto 500 lekë.

Tirana kërkon që ta shfrytëzojë maksimalisht ndeshjen derbi përballë Partizanit për të përfituar financiarisht.  Duke qenë se kapaciteti është shumë herë më i vogël se kur ndeshjet zhvilloheshin në ‘Qemal Stafa’, klubi bardheblu ka vendosur që të rrisë ndjeshëm çmimet e biletave për sfidën e së hënës, teksa bileta më e lirë është në tribunat D2/G2, 500 lekë, ndërsa më e shtrenjta është 20-25 mijë lekë të vjetra në tribunat A1 dhe B1.

E ndërsa dy ekipet po u japin dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e nesërme, Tirana është ‘blinduar’ në qetësi duke kërkuar fitoren e parë pas shkurtit 2014, ndërsa te Partizani dilema e vetme është mbrojtësi Bicaj i dëmtuar. Sot do të zhvillohen tre ndeshje e para të javës së 15, teksa spikat më shumë sfida Skënderbeu-Laçi, ndërsa Tërbuni do të presë Flamurtarin, Kukësi pret Vllazninë.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën