'Siguria rrëzon Metën', Vasili: U zhbë Vettingu në polici me argumente idiote, pse heshtin ndërkombëtarët?

'Siguria rrëzon Metën', Vasili: U zhbë Vettingu në polici me argumente idiote, pse heshtin ndërkombëtarët?

TIRANË- Komisioni i Sigurisë Kombëtare e rrëzoi dekretin e Presidentit Meta për vettingun në polici.

Ndryshimet që Lleshaj i bëri ligjit të përgatitur nga Xhafaj ngelin në fuqi, duke bërë që të mos ketë një afat për të përmbyllur kontrollin e policëve dhe për shumicën prej tyre verifikimin ta bëjë SHCBA-ja. Por ky vendim i marrë mesditën e sotme, për numrin dy të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili është tregues që Vettingu në Polici është i kapur nga politika. Nëpërmjet një reagimi të shkurtër në rrjetet sociale, Vasili shkruan se përveç "zhbërjes" së vettingut, më skandaloze është heshtja e ndërkombëtarëve.

Vasili ka sërish një qëndrim shumë  kritik nga tyre, sipas së cilit ndërhyjnë aty ku nuk u takojnë, por për gjërat që janë me rëndësi zgjedhin të heshtin. Sipas tij, kjo heshtje e ndërkombëtarëve, është tregues se nuk janë objektiv në qëndrimet e tyre.

Ndërkohë, ai shton se argumentet e dhëna nga Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në Komision nuk janë të bazuara.

"Skandaloze heshtja e Nderkombetareve perpara zhbërjes e kapjes se Vetingut ne polici.

Vetingu ne polici u zhbë me argumentat idiote te nje Ministri te trashe,vulgar e te perdorur. Pa u thare boja e Ligjit te miratuar te Vetingut ne polici, Ministria e Brendeshme me argumente leshi e ndryshoi,e zhbeu dhe e kapi. Vetingu u mbeshtet ne parlament ne ate kohe nga LSI dhe me insistimin e saj u reflektuan edhe shume verejtje te nderkombetareve, vecanerisht te ICITAP-it, Misionit per policine i Ambasades Amerikane ne Tirane,qe qeveria e rilindjes i kishte perbuzur e refuzuar. Eshte e pabesueshme heshtja e nderkombetareve perpara ketij shkaterrimi. Kjo heshtje kontraston shume me zellin e tyre shproporcional per te folur per mjaft ceshtje,qe as nuk u perkasin fare, bile shpesh shkojne ne menyre kritike pertej mandatit te tyre diplomatik.

Edhe ushtrimi i vetem per te realizuar nje mirekuptim mes opozites dhe qeverise u rrenua perfundimisht bashke me cdo iluzion per dialog me kete qeveri politikisht dhe moralisht te shperbere.Vetingu i tanishem eshte nje vegel e ndyre shantazhi ndaj trupes se policise,qe perdoret nga duart e ndyra te rilindjes me qellimin per ta kthyer policine ne nje kamikaxe dhe instrument kriminal te urryer antipopull. Prandaj ky parlament i pacipe,qe me qetesi maskarenjsh voton te kunderten e atyre qe ka votuar po vete, meriton braktisjen dhe perbuzjen per shkak te kriminalizimit te tij.Me ç'surrat do dalin ne rruge keta deputete te shnderruarr ne dhembe te kalbur ne gojen e Edi Rames,qe votojne asgjesimin e policise se shtetit", shkruan Vasili. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ali: 16/05/2019 10:04

    lsi eshte parti per te vjedhur ,por ne kete rast per vettingun e policise kane te drejte..ndryshimi i ligjit eshte i gabuar shteti po e kap kete institucion qe duhet te ishte i pavarur. shikoheni per te miren e vendit jo se e thote lsi

    Përgjigju
  • Arben Metani: 06/05/2019 17:59

    O Vasil, ti dhe ata te partise tende jeni bere si Don Kishoti me mullinjte e eres.

    Përgjigju
    • Lefi: 06/05/2019 20:24

      Jo!Ky n5 fakt personifikon Sanço Pançën hipur mbi gomar.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin