‘Siguria’ rrëzon opozitën, pronat e ushtrisë s’do mbrohen nga policia ushtarake, projektligji kalohet për votim në Kuvend

‘Siguria’ rrëzon opozitën, pronat e ushtrisë s’do mbrohen nga policia ushtarake, projektligji kalohet për votim në Kuvend

Ndryshimet ligjore në Policinë Ushtarake, që zhveshin këtë institucion nga detyra për të mbrojtur zonat ushtarake dhe që merr në mbrojtje Ministrin e Mbrojtjes, mori vulën e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, për të kaluar për votim në seancë plenare.

Komisioni për Sigurinë Kombëtare, u mblodh të martën për të diskutuar ndryshimet ligjore në ligjin për “Policinë Ushtarake”, të propozuara nga Ministri i Mbrojtjes. Diskutimi për projektligjin zgjati rreth një orë. Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferri kërkoi angazhimin e Ministrisë së Mbrojtjes për të ndryshuar paragrafin ku “Policia Ushtarake” zhvishet nga detyra për të mbrojtur repartet ushtarake. Por ky propozim u rrëzua nga Zv/Ministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici.

“Ministri shprehu gatishmëri për ti ardhur ndesh kërkesave të opozitës. A jeni të gatshëm të ndryshoni paragrafin ku “Policia Ushtarake” nga institucion mbrojtës, kthehet në institucion mbështetës për mbrojtjen e bazave ushtarake?”,- tha Xhaferri.

“Ne si ministri i qëndrojmë versionit tonë të parë dhe kërkojmë që të votohet version siç e kemi sjell”,- tha Bici.

Në përfundim të debateve në Komisionin e Sigurisë, që është dhe Komisioni Përgjegjës, pr/ligji u miratua me votat e mazhorancës, teksa opozita votoj kundër.

Sipas ndryshimeve ligjore, Policisë Ushtarake i hiqet nga kompetenca e mbrojtjes së drejtpërdrejtë të pronave të Forcave të Armatosura. Fjalia ‘mbrojtjes e pronës’ është zëvendësuar me ‘mbështetje për mbrojtjen e pronës’. Ndryshimi është i rëndësishëm, pasi Policia Ushtarake do të vihet në lëvizje për mbështetjen dhe mbrojtjen e pronës vetëm për të kryer veprime procedurale dhe vetëm kur të njoftohet nga strukturat e tjera që e kanë në administrim atë pronë të ushtrisë.

Pronat e ushtrisë do të ruhen në kuptimin fizik nga roje fizike, grupe kontrolli, siguri fizike, rrethim të jashtëm etj., ndërsa Policia Ushtarake do të veprojnë vetëm nëse një gjë të tillë do t’ia kërkojnë strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndryshimet parashikojnë që personali i Policisë Ushtarake do të mbajë përgjegjësi edhe për mosveprime me pasoja penale. Në ligjin aktual parashikohej vetëm veprimi me pasoja penale. Projektligji rrit masën e shpërblimit vjetor të punonjësit të i Policisë Ushtarake brenda vitit. Pika 3 e nenit 41 të ligjit në fuqi parashikon që punonjësi i Policisë Ushtarake trajtohet me veshmbathje civile, në vlerë leku, një herë në vit, në masën e gjysmës së pagës mujore. Ndryshimet parashikojnë trajtimin në vlerën e një page mujore. Po ashtu, ndryshimet ligjore do u mundësojnë anëtarëve të Policisë Ushtarake të marrin pjesë në stërvitje të NATO-s, me qëllim rritjen e ekspertizës së Policisë Ushtarake. Tashmë ky, projektligj pritet të votohet në seancën plenare të kuvendit që do të mbahet të enjten më 21 korrik 2022.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion