Policia çeke në rrugët e Shqipërisë, zbulohen super-makinat që ‘kapin mat’ shoferët (FOTO)

Policia çeke në rrugët e Shqipërisë, zbulohen super-makinat që ‘kapin mat’ shoferët (FOTO)

Prej ditës së sotme e për 3 ditë në vijim, Policia Rrugore ka si mbështetje edhe patrulla të Policisë Rrugore Çeke.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, takoi policët çekë dhe pa nga afër aparaturat dhe mjetet logjistike që Policia Çeke përdor për evidentimin e shkeljeve të Kodit Rrugor.

Dy autovetura të mirëpajisura, jo të uniformuara, kanë nisur patrullimin e përbashkët me kolegët shqiptarë në disa akse kryesore në Shqipëri.

Mjetet janë të pajisura me radarë, sistem identifikimi të targave, lexim automatik, identifikues të përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit, etj.

Gjithashtu ato kanë në dispozicion testues alkooli dhe droge, për drejtuesit e mjeteve.

Patrullat e Policisë çeke kanë ardhur në Shqipëri në kuadër të shkëmbimit të eksperiencave në monitorimin e shkeljeve në rrugë, duke nisur me testet e shkeljeve në drejtim të tejkalimit të shpejtësisë.

Në çdo mjet të Policisë Çeke patrullon një polic rrugor shqiptar.

Në muajt e ardhshëm, Patrulla të Policisë Rrugore shqiptare do të shkojnë në Çeki.

Ora 17:07
Siguria rrugore/ Policia Rrugore çeke në rrugët e Shqipërisë, zbulohen super-makinat që ‘kapin mat’ shoferët (FOTO)
11/10
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • CIZMJA: 25/11/2019 11:08

      Lajm i mire qe hera e pare qe hoqet dore nga Turku dhe u shperngulet ne Evrope atje ku pretendojme te shkojme.

      Përgjigju
    • liri: 25/11/2019 09:07

      Kur s'ka shtet detyrimisht do të marrësh të tjeret të bëjnë punën që të takon ta bësh ti si polici .Turp për policinë tonë dhe për drejtorin e policisë.

      Përgjigju
    • Shqip: 24/11/2019 23:14

      Ca prezence kan ata si duken kta tanet. Turp per shqiperin

      Përgjigju
    • Tiku: 24/11/2019 20:57

      Perpjekjet Jane vetem per te kap shooferet gabim, por nuk mundohen te zgjerojne rruget ku ne inter urbane te del motoxikla, lopa, qe I edhe kanguret shiqptare

      Përgjigju
    • Geri: 24/11/2019 18:23

      Hahahahahahh harruat qe kto i ka pas krenar ahmeti me pare ne 5 automjete skoda. Njerez interneti

      Përgjigju
    • Loran: 24/11/2019 17:43

      Uaa car arritje dhe fati

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      25 Nëntor, 08:30

      Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



    ×

    Lajmi i fundit

    Australi/ Bullizuesit e shkollave kanë kaluar online! Por a është zgjidhje ndalimi i mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç?

    Australi/ Bullizuesit e shkollave kanë kaluar online! Por a është zgjidhje ndalimi i mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç?