Gjyqtarët dhe prokurorët e vendit i tremben fatit të kolegut të tyre, Astrit Kalaja i cili u vra në sallë të gjyqit vjeshtën e shkuar nga pala humbëse sapo shpalli një vendim pronësie.
Gjatë javëve të fundit togat e zeza pritën në ambientet e punës deputetë të komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen Institucionale që drejtohet nga Fatmir Xhafaj, dhe ligjvënësit i përcollën qeverisë mesazhin e tyre.
"Prezenca e uniformës së policisë e rrit sigurisë, kjo ishte mesazhi i tyre. Nuk kam të njëjtin perceptim për trupat e Illyrian Guard", tha Erjo Mile.
“Që nuk është shoqëria e Illyrian Guard ajo që është përgjegjëse për sigurisë. Policia e Shtetit ka qenë gjithmonë në krye të detyrës”.
“Ka qenë një nga kërkesat e tyre, konkretisht ruajtja e rendit të sigurisë nga forcat e policisë të veshura me uniformë policie në seancë gjyqësore”, tha Samir Hasalla.
“Prezenca e policisë në sallat e gjyqit në dhënien e vendimit ka qenë një kundërshtim i këtyre organeve, i Këshillit. Që të mos kenë indikacione në dhënien e vendimit”, tha Xhemal Qefalia.
“Në llogaritjen qe kemi bërë ne, na nevojiten punonjës police, por aktualisht e kemi të pamundur për t’i marrë në ruajte se numri është i kufizuar”, tha Agron Çeli.
Teksa policia është e hapur, por jo gati për të marrë tërësisht në dorë sigurinë në prokurori dhe gjykata, ministria e Drejtësisë ka marrë përsipër ndërtimin e godinave të reja që ofrojnë siguri. Plani i ndërhyrjes do të publikohet brenda dy muajsh.
“Brenda marsit 2026 mbaron ky proces dhe do të shpërndahet në një konsultim më të gjerë. Do mund të vijmë me qasjet konkrete dhe zgjidhjet. Gjykata si ajo e Lezhës është prioritare. Ajo e Fierit është e rëndësishme dehe për shkak të numrit të lartë të çështjeve që ka”, tha Tedi Dobi, zv,ministër i Drejtësisë.
Fatmir Xhafaj sqaroi se komisioni i tij i është përgjigjur thirrjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor që apelonte për marrjen e masave konkrete pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja. Puna do të vazhdojë me një tryezë të gjerë me të gjithë aktorët dhe në fund u premtuan edhe ndryshime ligjore për të garantuar mjediset e drejtësisë.
Komente










