Siguria ushqimore/ AKU aksion në Pogradec, bllokon në një magazinë 1648 koli pije energjike (FOTO)

Siguria ushqimore/ AKU aksion në Pogradec, bllokon në një magazinë 1648 koli pije energjike (FOTO)

Pijet energjike të bllokuara në magazinë në Pogradec

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton në një deklaratë për mediat se ka bllokuar 1648 koli pije energjike pasi nuk shoqëroheshin me asnje dokument që demostronte origjinën, cilësinë dhe certifikimin e produktit. Trupa inspektuese e DRAKU, Korçë, e përforcuar nga Drejtoria e Përgjithshme e AKU ushtroi kontrroll në dy magazinat e shtetasit Pavli Gegprifti ku u konstatua në njërën prej magazinave 1648 koli pije energjike në shkelje flagrante të kërkesave ligjore për gjurmueshmërinë e produkteve, konkretisht nuk dispononte asnje dokument që demostronte origjinën, cilësinë dhe certifikimin.

Ndërsa në magazinën tjetër u gjendën kushte jashtë çdo standardi të higjenës dhe sigurisë ushqimore. Për shkeljet e mësipërme u morën masat: ndalim i aktivitetit, bllokimi i produktit si dhe masë administrative, gjobë në vlerën 700.000 lekë. Për trajtimin e mëtejshëm të rastit, AKU po bashkëpunon me strukturën përkatëse te krimit ekonomik te policisë së Shtetit dhe autoritetin doganor.


(Magazina ku mbaheshin pijet energjike, jashtë kushteve higjieno sanitare)

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit sqaron të gjithë konsumatorëve, sidomos gjatë sezonit të temperaturave të larta, por edhe ne çdo periudhë tjetër të vitit që të denoncojmë pranë AKU-së raste të shkeljeve të sigurisë ushqimore që dinë apo dyshojnë, si dhe të refuzojnë të blejnë në shitës ambulant, të cilët tregtojnë bulmet të pasigurtë, të pa licencuara, pa NIPT dhe pa kupton tatimor. Siç bën me dije AKU, kuponi tatimor është element shumë i rëndësishëm për gjurmueshmërinë e produktit nga pikëpamja e sigurisë së tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat