Të shmanget sa më tepër blerja e produkteve bulmeti në të gjitha ato tregje që nuk ofrojnë kushtet e duhura. Është kjo thirrja e bërë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për të gjithë qytetarët, përmes kamerës së Report Tv.
Duke u ndalur tek siguria ushqimore, inspektori pranë kësaj drejtorie, Manush Kullolli i bën thirrje qytetarëve të shmangin blerjen nëpër tregjet e papërshtatshme të këtyre produkteve, ndërsa bën thirrje për denoncime
“Paraqitja e problematikave në sigurinë ushqimore, ka një gamë të ndryshme por specifikisht mund të përmendim produktet me origjinë shtazore të cilat kanë edhe një focus të veçantë në plotësimin e kushteve të ruajtjes. Gjithashtu edhe një thirrje drejtuar të gjithë konsumatorëve dhe qytetarëve që doja ta shprehja dhe ta ndaja bashkë me ju dhe gjithë opinionin publik, kërkoj që të refuzojnë në mënyrë kategorike të gjithë ato produkte që shiten jashtë kushteve higjeno-sanitare, nëpër trotuare, nëpër rrugë, nëpër vende të ekspozuara në diell", shprehet Kullolli.
Kullolli thotë se është kërkuar edhe një shtim i penaliteteve për të gjithë ato biznese që kryejnë shkelje të rënda.
“Masat administrative të cilat merren nga ana e trupave inspektuese në terren nga viti 2018-2019, roli që ka institucioni ynë parësor është këshillimi I bizneseve. Kur konstatohet që kemi shkelje të këtyre kërkesave masat janë shumë mirë të shprehura në legjistlacion që janë bllokimi, asgjesimi, deri në mbylljen e subjektit. Gjithashtu së fundmi është propozuar dhe presim që të miratohet dhe shtimi i masës së dënimit për fallsifikuesit dhe abuzuesit në pjesën e sigurisë ushqimore”, thotë Kullolli.
Sipas AKU-së, duke bërë krahasimin me një vit më parë, vihet re një rritje e cilësisë ushqimore. Nga ana tjetër me ardhjen e stinës së verës, rriten edhe masat e sigurisë për shkak të shtimit të numrit të turistëve, por edhe denoncimeve të vazhdueshme të qytetarëve.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
54.2%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
3.9%
Vota total: 7485
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jep dorëheqjen drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Edmond Rrushi! Ja kush e zëvendëson
29 Janar, 15:44
-
Mandarinat me pesticide, Ministria e Bujqësisë: Kemi bërë kallëzim penal për grumbulluesit! Gjobë e bllokim aktiviteti për shkelësit
23 Dhjetor 2024, 08:46
-
'Produkte të ndaluara në vende të BE-së futen në Shqipëri', PD: Manderinat me pesticide mund të jenë ende në tregun tonë
21 Dhjetor 2024, 10:44
-
Kroacia kthen mbrapsht mandarinat me pesticide/ AKU: Po hetojmë zinxhirin, preparati s'u ble në farmaci! Resuli: Ka ardhur kontrabandë
19 Dhjetor 2024, 16:31
-
Mandarinat me kimikate/ AKU gjobit 4 mln lekë grumbulluesin në Goriçan të Beratit! Groposet ngarkesa e kthyer mbrapsht! Po bëhen analiza në një fermë
19 Dhjetor 2024, 16:26
-
Kroacia kthen mbrapsht 3 ngarkesa me mandarina, me nivele të larta pesticidesh! Ministria e Bujqësisë: U Nisën nga Berati e Fieri, gjobit grumbulluesin
18 Dhjetor 2024, 21:12
-
Festat e fundvitit/ AKU shton kontrollet në Shkodër, 22 gjoba me vlerë 1.8 milionë lekë
15 Dhjetor 2024, 10:06
-
Vlorë/ Sezoni i ri shkollor, AKU nis kontrollet në subjektet tregtare afër shkollave, Hyseni: Qëllim, garantimi i sigurisë ushqimore dhe fëmijëve
10 Shtator 2024, 09:47
-
Gazetari ‘influencer’ ngriti alarmin për prodhime bujqësore me helm, Braçe: Dy kompanitë që tregtuan 'lodrat kineze' u zhdukën! Morët ca para për të dëmtuar bujqit
29 Gusht 2024, 19:55
-
AKU tërheq nga tregu djath mozzarella me datë të skaduar dhe vezë të lëngshme me salmonelë
1 Gusht 2024, 15:00
-
Copa metali tek 'Milka Biscotti', AKU: S’ ka prezencë të këtij produkti në magazinë dhe as në raftet e shitjes
23 Korrik 2024, 16:24
-
U konsumua 13.2 ton akullore me përbërje kancerogjene, reagon AKU: Brenda 7 ditësh u tërhoq e gjithë sasia nga tregu
17 Korrik 2024, 16:56