Korçë- Një Task-Forcë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka zbritur sot (22 korrik) në terren dhe ka nisur kontrolle të shumta për faturat tatimore për produktet bujqësore.

Si rezultat i kontrolleve bëhet e ditur se janë gjobitur disa tregtarë të shitjes me shumicë në tregun e Korçës, specifikisht tregëtarët të cilët marrin furnizim perimesh nga zona e Lushnjës dhe e shesin më pas në qytetin juglindor ( tregtarët me fugona mallrash).

Gazetari i Report Tv, Armand Braho, informon se gjobat kanë qenë tepër të larta, ndërkaq autoritetet rajonale nuk kanë pasur dijeni në lidhje më këtë aksion të tatimorëve.

Bëhet e ditur se Task-Forca do të kryejnë në vazhdimësi inspektime, ndërsa gjobat e vendosura janë mbi 1 milion lekë.


Lajmi kryesor:

Siguria ushqimore, Tatimet bllokojnë 63 tonë produkte pa faturë në 9 ditë