TIRANE - Në konferencën e fundvitit kryeministri Edi Rama tha se një gropë e madhe ndodhet në sistemin e sigurimeve shoqërore. Ndërsa sot ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj ka treguar me shifra konkrete se si është abuzuar në këtë drejtim.
Veliaj tha se rreth 250 mijë shqiptarë të punësuar kryesisht në shtet apo në privat, rrezikonin seriozisht pensionin e tyre, pasi për 8 vite institucionet ku punonin nuk u kanë paguar sigurimet shoqërore. Ministri madje e ka krahasuar me firmat piramidale të vitit 1997.
“Rreth 53 mijë subjekte, nga të cilat 1407 institucione publike buxhetore, nuk u kanë paguar sigurimet shoqërore punëtorëve të tyre të deklaruar gjatë tetë viteve të qeverisë së kaluar. subjekte, nga të cilat 1407 janë institucione publike buxhetore, kurse 51.653 janë subjekte private. Në total, ato kanë rrezikuar pensionet e 250 mijë shqiptarëve. Gjendja është shumë e rëndë. Në fund të vitit 2014 kemi zbuluar ndoshta piramidën më të madhe që prej vitit 1997. Kemi zbuluar në arkën e sigurimeve 109.5 mln dollarë mangët. Janë deklaruar si punonjës, ju është mbajtur 10% por nuk e kanë derdhur në sigurime. Ka ndodhur në privat por edhe në shtet”, - tha ministri Veliaj.
Por cilat janë disa prej institucioneve më të rëndësishme qendrore që nuk kanë paguar sigurimet prej 8 vitesh?
/Shqiptarja.com

VIDEO