Edhe Shqipëria mund të aplikojë dozën e tretë të vaksinës! Miratohet kontrata me rreth 500 mijë doza Pfizer

TIRANË- Vendi ynë ka siguruar 500.760 doza të vaksinës përmes kontratës të nënshkruar me Pfizer, duke e çuar kështu në 3 milionë doza të siguruara brenda këtij viti. Lajmi është bërë me dije ditën e sotme gjatë mbledhjes së Komisionit për Ekonominë dhe Financat.

“Përsa i përket marrëveshjes të cilën ne miratojmë sot, për këtë furnizim me 500,760 doza vaksine, qeveria ka miratuar edhe kryerjen e pagesës direkte për blerjen e këtyre vaksinave që i hap rrugë sigurisht edhe furnizimit tashmë me këto vaksina, sipas kalendarit të miratuar në këtë marrëveshje. Fakti që po sjellim një amendim të marrëveshjes së nënshkruar bëhet për arsye se kjo marrëveshje nuk ka ndryshime as kur flitet për ndryshime në çmim dhe për kushte të tjera të kontratës, por sepse vjen në një sasi plus”, dekalroi Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se nëpërmjet COVAX do të mbërrijnë edhe dy dërgesa të vaksinave brenda vitit.

“Nëpërmjet instrumentit të Covax tashmë jemi lajmëruar që në muajin tetor do të kemi edhe 188 mijë doza vaksine që mbërrijnë në Shqipëri nëpërmjet këtij instrumenti, ku Shqipëria ka parapaguar rreth 4 milionë dollarë. Ndërkohë që pritet që sërish nëpërmjet instrumentit Covax të mbërrijnë dhe rreth 370 mijë vaksina të cilat janë gjithashtu planifikuar për të mbërritur brenda këtij viti”, tha Manastirliu.

Me rritjen e disponibilitet të vaksinave, ministrja tha se vendi ynë mund të bëhet gati edhe për aplikimin e dozës së tretë.

“Sigurisht kjo është një kontratë e cila do të na japë mundësinë jo vetëm për të siguruar vazhdimësinë e vaksinimit për popullatën +18 vjeç, por është edhe pararendje, për çdo vendim të Komitetit të Vaksinimit dhe Komitetit të Imunizimit në raport me dozat e treta të cilat disa vende i kanë filluar. Kjo na jep një garanci më shumë në disponibilitetin e vaksinave”, vijoi ministrja.

Deri më tani, 36% e popullsisë është vaksinuar me dy doza, ndërsa 44% e saj ka marrë vetëm një dozë.

 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Trajneri i Holandës neverit tifozët, Koeman kruan hundën dhe më pas lëpin gishtat (VIDEO)

Euro 2024/ Trajneri i Holandës neverit tifozët, Koeman kruan hundën dhe më pas lëpin gishtat (VIDEO)