TIRANE - Ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj ka deklaruar pak minuta më parë se ka përfunduar negociatat me Belgjikën për transferimin e pensioneve të 30 mijë shqiptarëve aty dhe nisjen e negociatave me Kanadanë.

veliaj"Mbaruam me sukses negociatat me Belgjikën për transferimin e pensioneve të 30.000 shqiptarëve aty,"- shkruan ai. - "Nisëm negociatat me Kanadanë për 25,000 bashkatdhetarë tanë që punojnë e jetojnë atje.

Burime zyrtare nga Ministria e Mirëqënies Sociale bëjnë të ditur se dje ka qenë raudi  i parë i bisedimeve ndërkohë që në ditët në vazhdim do të jetë dhe raundi i dytë.
Sipas marrëveshjes që pritet të firmoset, çdo person që ka jetuar në Kanada dhe do të kthehet në Shqipëri (dhe anasjelltas) i njihen vitet e punës.

Marrëveshja konstaton në 4 pika: Trajtim i barabartë, njohje reciproke e periudhave të sigurimeve shoqërore, eliminimin e dublimeve dhe eksportimin e përfitimeve.  

Kemi bërë kërkesat për Greqinë, Italinë dhe vendet e tjera të BE-së; do punojmë fort për lajme të mira dhe nga këto shtete,"- nënvizon Veliaj.

Këtë mesazh Veliaj e ka publikuar në Fb dhe duket se ka përmbushur një prej premtimeve më të rëndësishme të fushatës së Ps-së, siç janë pensionet pët emigrantët shqiptarë. Tashmë priten detaje të marrëveshjes ndërmjet dy shteteve dhe si do konkretizohen ato.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)