Mark Marquez është në qiellin e shtatë. Piloti i Hondas në Moto GP ka fituar sot në garën e Japonisë dhe ka siguruar matematikisht titullin e shtatë në karrierë e tij. Ndjekësi më i afërt, piloti i Dukatit Andrea Doviciozo, u rendit i 18-t duke e çuar në 102 diferencën e pikëve 3 gara para përfundimit të sezonit.
Së bashku me Marquez në podium sot u ngjit edhe Kal Crutchlou dhe Alex Rins. Një fitore që e bën spanjollin të shkruajë me gërma të arta emrin e tij në historinë e Moto GP. Marquez është 25-vjeç, dhe më herët ka fituar 5 herë radhazi titullin kampion. Pavarësisht se dështoi, një sezon mjaft pozitiv për italianin Doviciozo, I cili tani duhet të nisë të mendojë për sezonin e ardhshëm.
Komento