‘Sikleti i madh’ që po kalojnë Berisha, Basha e Kryemadhi, pasuria ‘e çmendur’ që duhet të justifikojnë si kusht për të hyrë në Parlament, pallate, vila, miliona e makina luksoze 

‘Sikleti i madh’ që po kalojnë Berisha, Basha e Kryemadhi, pasuria ‘e çmendur’ që duhet të justifikojnë si kusht për të hyrë në Parlament, pallate, vila, miliona e makina luksoze 

Sali Berisha, Monika Kryemadhi, Lulzim Basha dhe vilat në Gjirin e Lalëzit

Krerët e opozitës Lulzm Basha, Monika Kryemadhi dhe ai që konsiderohet si ‘komandanti padiskutueshëm’ i PD-së, Sali Berisha, po kalojnë ditët e fundit një ‘siklet të madh’, si kusht për t’u ulur në Parlamentin e ri në shtator. Teksa SPAK është në një presion historik ndërkombëtar për të goditur korrupsionin në nivelet e larta në Shqipëri, Basha, Kryemadhi dhe Berisha duhet të deklarojnë nga fillimi dhe të justifikojnë me dokumentacion ligjor pasurinë, si kusht për t’u bërë pjesë e Kuvendit që prodhuan zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Dhe jo vetëm pasuritë e tyre të krijuara gjatë 30 viteve të fundit, por edhe çdo pasuri në emër të familjarëve. Data 9 gusht 2021 ishte edhe afati i fundit për deklarimin dhe justifikimin e pasurive pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë. 

Detyrimi i përfaqësuesve të opozitës, të zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, për të deklaruar dhe justifikuar pasuritë nga fillimi, është rrjedhojë e vendimit të tyre politik në shkurt të vitit 2019, për djegien e mandateve të përfaqësimit në Kuvend, në kuadër të strategjisë për të rrëzuar qeverinë ‘Rama II’. Ky vendim ka sjellë si pasojë ndërprerjen e vazhdimësisë së përfaqësuesve të opozitës si deputetë në Kuvend dhe përfshirjen e tyre në kategorinë e funksionarëve, të cilët duhet të deklarojnë pasuritë para fillimit të punës, parashikuar në nenin 5/1 të ligjit nr. 9049 / 2003 për deklarimin dhe kontrollin e pasurive. 

Ish-deputetët e PD-LSI, të cilët ‘dogjën’ mandatet në shkurt të vitit 2019, por që u zgjodhën sërish deputetë në zgjedhjet e 25 prillit 2021, duhet të deklarojnë pasurinë si deputetët e zgjedhur për herë të parë, që do të thotë jo një deklarim periodik të vitit të fundit, për pasuritë e grumbulluara që nga viti 1990, shoqëruar me dokumentacionin justifikues. 

Po çfarë pasurish të luajtshme dhe të paluajtshme duhet të justifikojnë edhe një herë nga fillimi Berisha, Basha dhe Kryemadhi? 

Sali Berisha, në kuadër të strategjisë mbrojtëse pas shpalljes 'non grata' nga SHBA për korrupsion, deklaron në çdo studio televizive se pasuria e tij është vetëm një apartament dhe 100 mijë euro kursime nga pagat. Por e vërteta është se Familja Berisha, me vetëm një apartament modest në vitet ’90, sot ka një pasuri me vlerë miliona euro. Pasuria është në emër të fëmijëve Shkëlzenit dhe Argitës, si dhe dhëndrit Jamarbër Malltezi.

Nga viti 2008, kur ka deklaruar për herë të parë pasurinë, deri në vitin 2015, Shkëlzen Berisha deklaron mbi 650 mijë euro të ardhura nga puna si sekser. Mbi 260 mijë USD Shkëlzen Berisha i ka fituar përmes konsulencës juridike. Ka blerë dy makina në vlerë 85 mijë euro dhe 18 mijë euro. Në vitin 2013 ka blerë një apartament në Tiranë 346 mijë euro, të cilin e ka shitur tre vite më pas për 600 mijë euro. Në mënyrë të dyshimtë, Shkëlzen Berisha ka ngritur edhe një fabrikë për përpunimin e boronicave në Gërdec. Në vitin 2018, ka blerë 3 parcela arë 6.183 metra katrorë, 3 parcela truall 14.220 metra katrorë dhe 5.066.5 metra katrorë godina në Gërdec, me një kredi 1.8 milionë euro, duke lënë si kolateral këto prona, ndonëse vlera e tyre është më e ulët se sa vlera e kredisë dhe më e ulët akoma nëse llogarisim edhe interesat. Por, më e dyshimtë është shuma 1.9 milionë euro për blerje pajisje për përpunim boronicash, pasi nuk dihet asgjë për burimin e këtyre parave.

Argita Berisha, në deklaratën e parë të pasurisë, deklaron 10 pasuri të paluajtshme me vlerë qindra mijëra euro. Konkretisht ka deklaruar apartament 200 m2 me vlerë 100 mijë euro, apartament 120 m2 me vlerë 150 mijë euro, apartament 141 m2 me vlerë 100 mijë dollarë, apartament plus parking, me sipërfaqe 188 m2, me vlerë 125 mijë dollarë, apartament 77 m2 përfituar nga privatizimi, apartament 95 m2 dhe garazh, gjysmë vile në Gjiri i Lalëzit 56 mijë euro, shtesa anësore e pallatit me sipërfaqe 60 m2, dyqan 33 m2 26 mijë euro si dhe 3 mijë m2 tokë me vlerë 6 milionë lekë. Burimi i këtyre pasurive janë të ardhurat nga paga që Argita dhe Jamarbri kanë fituar në Kosovë si pjesë e UNMIK deri në vitin 2006.

Në vitin 2010, Argita blen një tjetër apartament me vlerë 200 mijë euro. Të ardhurat vjetore të Argitës kulmojnë deri në mbi 170 mijë euro nga ekspertiza, mësimdhënia dhe qiratë. Nga ana tjetër, Jamarbër Mallezi rezulton pronar me 35-50 % i 20 kullave në Tiranë, 17 të ndërtuara dhe 3 në proces ndërtimi, të ngritura mbi ish-Klubin Partizani. Bëhet fjalë vetëm për pasurinë e deklaruar nga Familja Berisha. Me përjashtim të kullave tek ish Klubi Partizani, të gjitha pasuritë e tjera të deklaruara duhet të justifikohen edhe një herë nga Familja Berisha. 

Po aq magjepse është edhe pasuria e kryetares së LSI, Monika Kryemadhit dhe bashkëshortit të saj, Ilir Meta, President i Republikës. Kur kanë hyrë në politikë, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta kishin si pasiri vetëm 1/3 dhe 1/4 në dy apartamente të prindërve. Sot, Meta dhe Kryemadhi kanë në pronësi një apartament me vlerë 400 mijë euro në Tiranë, vilën e famshme në Gjirin e Lalzit me vlerë të papërcaktuar, pallatin në Laprakë, me vlerë të papërcaktuar, por që deri më sot kanë shitur apartamente nga pallati me vlerë mbi 1 milionë euro. Duket e pabesueshme, por burimi i pasurisë me vlerë miliona euro të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit është: një kredi 60 mijë USD, 5 milionë lekë kursime dhe një dhuratë e dyshimtë. 

Po aq e dyshimtë dhe magjepse është edhe pasuria kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, i cili sot e kësaj dite refuzon çdo sqarim para publikut se ku jeton me familjen dhe në ç’formë banon. Në deklarimin e parë të pasurisë, në vitin 2005, Lulzim Basha deklaron edhe një shtëpi me vlerë 250 mijë euro të blerë në Holandë, në Utreht. Asnjëherë Basha nuk ka sqaruar për publikun vitin e blerjes dhe burimin e parave. Dihet vetëm se Basha e bleu vilën pas studimeve të pretenduara, pasi edhe për studimet ka dyshime të forta. 

Basha ka deklaruar fillimisht edhe një apartament 205 mijë USD, apartamenti në Durrës 33 mijë euro, 1/3 e një apartamenti në Tiranë 17 500 lekë, 1/4 e një apartamenti në Tiranë 62 mijë USD, 1/4 e një trualli 22 100 m2 në Tepelenë, dy depozita 52 mijë USD dhe 81 mijë euro, Mercedes Benz 72 mijë euro, pikture 6 500 euro, unazë diamanti 11 500 euro, orë dore 5 200 euro, orë dore 4 500 euro dhe servis porcelani në vlerën 6 800 euro. Mister mbetet edhe përdorimi i një makine luksoze nga Basha blerë në Gjermani për 53 mijë euro nga një kompani, e cila merrte tendera kur Basha ishte kryebashkiak i Tiranës. 

Pasuria e deklaruar nga Familja Berisha për të gjitha vitet

Sali Berisha
-Apartament në Tiranë 125 m2
-100 mijë euro kursime nga pagat

Shkëlzen Berisha
Viti 2008

Ndërmjetësime 82 mijë euro
Ndërmjetësime 6.9 mijë euro

Viti 2009
200 mijë euro nga ndërmjetësimet në shitblerje pasurish
Makinë 18 mijë euro.

Viti 2010
150 mijë euro nga ndërmjetësimet
3 632 528 lekë të ardhura si konsulent juridik

Viti 2011
1 842 680 lekë të ardhura si konsulent juridik
12 000 euro kontratë qiraje të Vilës B9, në Lundër

Viti 2012
Makinë me vlerë 85 000 euro (55 000 euro kredi)
5 668 384 lekë të ardhura nga konsulenca ligjore

Viti 2013
346 mijë euro blerje apartamenti 198 m2 dhe parkingu te ETC (277 200 euro kredi)
4 520 814 lekë të ardhura nga konsulenca ligjore
31 964 euro të ardhura nga dhënia e apartamentit te ETC me qira,
Pagesë qiraje për zyrat në Lundër 4 800 euro.

Vitin 2014
1 266 628 lekë rroga nga "Albanian Legal Company",
954 068 lekë dividenti nga "Albanian Legal Company",
50 350 euro të ardhura nga qiraja e apartamentit tek ETC Tiranë
Detyrim huaje 34 222 euro.

Vitin 2015
210 mijë euro nga ndërmjetësimi
1.000.000 lekë të ardhura nga konsulenca juridike
759.789 lekë të ardhura nga punësimi,
47,956 euro të ardhura nga qeraja e apartamentit
Kontratë qeraje në Lundër, 18 mijë euro.

Viti 2016
600 mijë euro të ardhura nga shitja e pasurive të paluajtshme në 2015
3 000 000 lekë nga konsulenca
961 956 lekë nga paga
Vlera 47 956 euro nga qiraja e apartamentit të vitit 2015

Viti 2017
3 000 000 lekë të ardhura nga shoqëria Agromel
959 784 lekë nga paga

Viti 2018
3 parcela arë 6.183 metra katrorë, 3 parcela truall 14.220 metra katrorë, 5.066.5 metra katrorë godina në Gërdec, me kredi 1.8 milionë euro.
Pajisje për ngritjen e një fabrike boronicash në Gërdec 1.9 milionë euro
6 700 000 lekë nga konsulenca
2 281 228 lekë nga konsulenca faturuar në vitin 2017, arkëtuar në 2018
1 050 0000 lekë nga punësimi në “Albanian Legal Company”
Dhënë hua 90 mijë euro, kthim 10 mijë euro

Viti 2019 deri në 11 mars
Pakësuar llogaritë me 43 mijë euro

Jamarbër Malltezi
-Jamarbëri pronar me 35-50 % i 20 pallateve në Tiranë, ndërtuar mbi pronën ish-Klubi Partizani

Argita Malltezi
Pasuria para vitit 2005: 
Apartament 200 m2, vlera 100 mijë euro
Apartament 120 m2, vlera 150 mijë euro
Apartament 141 m2, vlera 100 mijë dollarë
Apartament plus parking, 188 m2, vlera 125 mijë dollarë
Apartament 77 m2 në Tiranë, përfituar nga privatizimi
Apartament 95 m2 dhe garazh, shkëmbyer me apartament tjetër dhe 14 mijë USD
Gjysmë vile në bregdet Gjiri i Lalëzit, vlera 56 mijë euro
Shtesa anësore e pallatit, 60 m2 e pa hipotekuar. Vlera 20 mijë dollarë
Dyqan 33 metra katrorë, vlera 26 mijë euro
Tokë tre mijë m2, vlera 6 milionë lekë
Makina Mitsubishi 8500 dollarë
Makinë Benz klas A, 5 mijë euro

Viti 2006
110 mijë lekë paga e Jamarbrit 
7.6 milionë lekë si avokate 
2 mijë euro qira nga apartamenti për 2 muaj 
5.8 mijë euro shlyerje të kredi nga 141 mijë euro 

Viti 2007
Shkëmbyer apartament plus parking me 2/3 pjesë apartamenti 
Shitur apartament 70 mijë euro
Shitur apartament 129 mijë euro
Shitur shtesë apartamenti 79 mijë euro
7.9 milionë lekë nga avokatia 
786 mijë lekë nga Fakulteti i Drejtësisë 
7.8 mijë euro nga fakulteti privat në Kosovë 
1.5 milionë lekë paga e bashkëshortit 
10 mijë euro nga dhënia me qira e apartamentit 

Viti 2008
5.2 milionë lekë ose 52 mijë USD nga aktiviteti i avokatisë
Shet dy makinat, 8.2 mijë euro dhe 5 mijë euro
821 mijë lekë paga në fakultet
Mësimdhënie në Kosovë në fakultet privat, 3 mijë euro në muaj
Qeratë e dy apartamenteve, 900 euro në muaj dhe 1170 euro në muaj
9 mijë USD grand nga OKB
Shlyer kredi 138 mijë euro

Viti 2009
Shtim i sipërfaqes së apartamentit, 65 m2 dhe 59 m2 verandë, 70 mijë euro
4.1 milionë lekë ose 41 mijë USD nga aktiviteti i avokatisë
Paga në Fakultetin e Drejtësisë, 993 mijë lekë
Qeratë e dy apartamenteve, 900 euro në muaj dhe 1170 euro në muaj
3 muaj mësimdhënie në Kosovë 5.5 mijë euro

Viti  2010
200 000 mijë euro apartament 195 m2 Rr, M. Matohiti
6 635 600 lekë ose 66 mijë USD nga mësimdhënia në fakultete private, plus edhe 10 mijë euro.
Rroga te Fakultetit i Drejtësisë 1.137.294 lekë
Qeratë e dy apartamenteve, 900 euro në muaj dhe 1170 euro në muaj

Viti  2011
8.5 milionë lekë ose 85 mijë USD të ardhura nga ekspertiza dhe fakultete private, plus 35 mijë euro
Roga në Fakultetin e Drejtësisë 1.066.498 lekë
Mësimdhënie në Shkollën e Magjistraturës 47 520 lekë
Nga dhënia me qira apartamenti, 900 euro/muaj
Nga dhënia me qira apartamenti 1170 euro/muaj
Nga dhënia me qira e një apartamenti, Rr. M. Matohiti 1450 euro në muaj, për 10 muaj
Pagesa të prapambetura gjatë ushtrimit të një aktiviteti tregtar 8 000 euro.

Viti  2012
45 mijë euro shitja e një garazhi
55 mijë euro shitje pronë e patundshme
6 164 749 lekë ose 61 mijë USD nga mësimdhënia në fakultete private
2 072 545 lekë paga e shpërblime si pedagoge pranë Fakultetit të Drejtësisë
Të ardhura nga ekspertiza 11 mijë euro.
Të ardhura nga "professional fee" 1 866 dollarë.
15 600 euro qira apartamenti

Viti  2013
Apartament 50 m2 në Gjirin e Lalzit, 25 mijë euro.
Rikonstruksion vile në Gjirin e Lalzit 45 mijë euro.
59 mijë euro të ardhura nga qiratë
922 425 lekë pagesë për legalizimin e vilës në Gjirin e Lalzit dhe blerjen e tokës.
6.5 milionë lekë të ardhura nga mësimdhënia në Universitete private
682 064 lekë të ardhura nga të drejtat e autorit
86 400 lekë të ardhura si anëtare e Senatit të Universitetit

Viti  2014
1 466 840 lekë paga në Fakultetin e Drejtësisë dhe shpërblime,
1 409 400 lekë nga mësimdhënia në fakultete private,
800 000 lekë nga të drejta të autorit,
46 mijë euro nga qiratë
64 800 lekë të ardhura nga Senati

Viti  2015
Apartament 179 mijë euro, 128.3 m2 pjesë e regjimit martesor.
Parking 26 mijë euro
42 mijë euro të ardhura nga qiradhënia
Paga në Fakultetin e Drejtësisë 916 299 lekë.
Të ardhura nga mësimdhënie private 1 025 000 lekë.
Të ardhura nga e drejta e autorit 459 236 lekë.
45 mijë euro shitja e një dyqani

Viti 2016
1 031 646 lekë paga e shpërblime pranë Fakultetit të Drejtësisë,
1 149 936 lekë mësimdhënia në fakultete private
Të ardhura nga e drejta autorit, 640 869 lekë
34 mijë euro të ardhura nga qiratë
600 USD interesa bankare
Honorare dhe shpërblime të tjera, 642 691 lekë

Viti 2017
40 mijë euro nga qiratë 
1 937 712 lekë nga mësimdhënia në fakultete private.

22 mijë euro nga konsulenca.

Viti 2018
28 mijë euro nga qiratë
1 086 464 lekë nga Fakulteti i Drejtësisë
1 829 280 lekë mësimdhënia në fakultete private
356 800 Lekë nga e drejta e autorit,
659 240 Lekë nga honoraret dhe shpërblimet.
Rimbursim i shpenzimeve shëndetësore 6 874.13 euro

Viti 2019 deri në 11 mars
9 mijë euro nga qeratë
196 mijë lekë nga Fakulteti i Drejtësisë
300 mijë lekë nga mësimdhënia në fakultete private
61 mijë lekë honorare dhe shpërblime

Pasuria e plotë e deklaruar në të gjitha vitet nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi 

Viti 2003

25 % të një apartamenti banimi 2+1, Rr. Qemal Stafa
Vilë në Golem, 60 000 dollarë, lulishte 327 m 2.
Hua në bankën Italo-Shqiptare 60 000 dollarë
Shlyerje kredie, 7 580 dollarë në bankën Italo-Shqiptare
Interesa bankare 2 160 dollar, banka Italo-Shqiptare
Të ardhura bruto 2 milionë lekë nga pagat 

Viti 2004
Shlyerje kredie për vilën në Golem, 19 808 dollar
Paga nga si anëtar i Kuvendit të Shqipërisë, 1. 735 404 lekë.

Viti 2005
Meta paga si deputet, 1 423 787 lekë
Kryemadhi paga si deputete, 1 672861
Shlyerje kredie për vilën në Golem, 9 770 dollarë

Viti 2006
300 000 euro, shitje e vilës në Golem
1 386 694 lekë, paga nga Kuvendi i Shqipërisë.
900 000 lekë, pagë e bashkëshortes nga sigurimet kalimtare.
8 840 dollar, shlyerje kredie në bankën Italo-Shqiptare

Viti 2007

Tokë me sipërfaqe 1200 m2, vlerë 5 000 000 lekë, ku 700 m2 janë blerë me të ardhurat e veta në vitin 2007, ndërsa pjesa tjetër është përfituar me dhurim në vitin 1995 nga i vëllai.
1 425167 lekë, paga, shpërblime dhe komisione
1 000 919, pagë bashkëshortja në këshillin bashkiak
11 750 dollar, shumë e kthyer nga kredia e marrë pranë bankës Italo-Shqiptare
21 124 dollar, shuma e mbetur pa shlyer pranë bankës Italo-Shqiptare

Viti 2008 
43 256 lekë llogari për pagat në Credins Bank
4 807 dollarë llogari bankare për shlyerje kredie në San Paolo Bank
2 777 566 lekë paga dhe shpërblime si deputet në Kuvendin e Shqipërisë
659 565 lekë të ardhura nga bashkëshortja si ish-deputete në Kuvendin e Shqipërisë
378 789 lekë të ardhura nga bashkëshortja si anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë
22 000 dollarë shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm për kredinë e marrë për blerjen e një apartamenti banimi në Durrës
40 000 lekë shtesë në llogarinë bankare të bashkëshortes Monika Kryemadhi
Kontratë sipërmarrje në emrin e Monika Kryemadhit mbi truallin e deklaruar më parë, në rrugën “Teodor Keko”, mbrapa Doganës së Tiranës, me firmën “Agikons”, nga e cila përfiton 35% të sipërfaqes së ndërtimit

Viti 2009
161 808 lekë borxh në llogarinë bankare për pagat te Credins Bank
34 727 lekë, gjendje në llogarinë bankare për pagat panë Credins Bank
1 388 euro në llogarinë bankare në Credins Bank
20.321 euro overdraft, panë bankës Credins, me garant Drini Kryemadhi

Viti 2010
Shtesë në llogarinë Bankare Credins Bank 135 318 lekë
Apartament banimi 200 metra katrorë te Rr. Barrikada 400 000 euro
Burimi, kredi nga Credins Bank 200 000 euro
Gjendja cash 200 000 euro
Paga si zëvendëskryeministër dhe ministër Ekonomie 1 768 385 lekë
Bashkëshortja, sekretare e LSI 969 324 lekë 
Anëtare e Këshillit Bashkiak 278 100 lekë
Kredi nga Credins Bank për blerja apartamenti 200 000 euro, 6550 euro paguar
Shtesë në llogarinë Bankare tek Credins Bank, 295 782 lekë
Pakësim në llogarinë Bankare tek Credins Bank
Apartament banimi 2 kate, me sipërfaqe 317 metra katror në fshatin turistik në Gjirin e Lalzit Durrës me kontratë sipërmarrjeje me Lura sh.p.k.
Burimi, këmbimi me sipërfaqe ndërtimore 300 metra katrore, ambiente tregtare, sipas kontratës me kompaninë Agi-Kons shpk, si përfitues 33 % të sipërfaqes së ndërtimit si pronar trualli.

Viti 2011
Ilir Meta 2 401 407 Lekë nga paga si deputet
Kryemadhi, 963 340 Lekë nga paga si Sekretare Organizative në LSI.
Kryemadhi, 132 300 Lekë si anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë 
Shtesë 144 243 Lekë në llogarinë bankare të pagës.
14 123 Euro shlyerje të kësteve të kredisë në shumën 200 000 euro 

Viti 2012
Meta 1 499 642 lekë nga paga si deputet pranë Kuvendit të Shqipërisë për vitin 2012.
Kryemadhi, 959 592 lekë nga paga 
Pakësuar me 588 863 Lekë gjendja e llogarisë bankare 
Pakësuar me 7 000 Euro gjendja e parave cash.
Shpenzuar 12 271 euro për shlyerje të kredisë 200 000 euro 

Viti 2013
Kryemadhi të ardhura nga LSI, 663 897 lekë.
Të ardhura si deputete 714 099 lekë.
Meta, të ardhura si deputet 1 839 073 lekë.
Gjendja cash 11 000 euro.
Detyrim overdrafti 95 093 lekë.
Pagesë 13 321 euro për kredinë bankare.

Viti 2014
Kryemadhi paga si deputete, 2 295 826 lekë.
Meta të ardhura si deputet, 1 964 421 lekë.
Pronare me 100 % e 13 apartamenteve të banimit me sipërfaqe totale 1444.8 m2.
Të ardhura nga shitja e ap. të banimit, 57 798 euro.
Të ardhura nga shitja e ap. të banimit, 64 020 euro.
Gjendja e llogarisë bankare, 56 778 euro.
Gjendja e llogarisë, 2 336 669 lekë.
Gjendja cash, pakësuar me 8 000 euro.
Gjendja e llogarisë, 11 038 euro.
Gjendja e llogarisë bankare, 82 086 lekë.
Kredi bankare, detyrimi 163 506 euro.
Meta, gjendja e llogarisë, shtuar me 269 524 lekë.
Shpenzime për përvjetorin e ditëlindjes, 1 822 400 lekë.
Shpenzime për energjinë elektrike 338 640 lekë.

Viti 2015
Paga deputete, 2 629 956 lekë.
Interesa bankare, 14 609 lekë.
Vajza, interesa bankare, 182 euro.
Meta, të ardhura nga paga, 2 015 182 lekë.
Gjendja e llogarisë, pakësuar me 12 175 euro.
Gjendja e llogarisë, shtuar me 14 609 lekë
Vajza, gjendja, shtuar me 182 euro.
Gjendja e llogarisë, pakësuar me 35 915 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 154 207 euro për një kredi bankare për blerje apartamenti.
Detyrime të papaguara në vlerën 1 235 677 lekë për overdraft bankar.
Meta, gjendja e llogarisë 1 815 082 lekë.

Viti 2016
Të ardhura si deputete, 1 993 076 lekë.
Meta të ardhura si kryetar Kuvendi Kuvend, 1 955 743 lekë
Shitur ap. banimi me sip. 104.74 m2, në vlerën 60 958 euro
Shitur ap. banimi me sip. 166.2 m2, në vlerën 85 088 euro
Shitur ap. banimi me sip. 108.5 m2, në vlerën 57 885 euro
Shitur ap. banimi me sip. 200 m2, në vlerën 345 000 euro
Gjendje llogari dyemërore, së bashku me vajzën Bora, shtuar me 9 181 lekë.
Gjendje llogari bankare, shtuar me 174 403 euro.
Mbyllur kredia në vlerën 155 000 euro më 25.02.2016 pasi është zëvendësuar debitori.
Pakësuar gjendja në e z. Meta me 1 113 620 lekë.
Çelur llogari bankare studentore për djalin, vlera 43 727 lekë.
Meta llogari dy emërore 1 001 029 lekë.
Shlyer 1 327 056 lekë për overdraft të marrë në vitin 2015.

Viti 2017
Të ardhura nga Kuvendi, shuma 1 993 386 lekë.
Metaj, të ardhura në Presidencë, shuma 982 830 lekë.
Shitur apartament banimi me sip. 101 m2 në vlerën 55 550 euro.
Shitur apartament banimi me sip. 166.2 m2 në vlerën 58 806 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në emër të vajzës, shtesë 8 037 lekë.
Gjendja e llogarisë, pakësim 131 053 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në Credins Bank, 140 000 GBP, (paund), për pagesë për shkollën për vajzën Znj. Bora Metaj dhe djalin, Z. Besar Metaj.
Djali, Z. Besar Metaj, overdraft, 264 239 lekë.
Meta, gjendja e llogarisë, pakësim 538 824 lekë.
Gjendja e llogarisë, shtesë 1 702 lekë.
Meta, overdraft, 106 954 lekë.
Bora Metaj, gjendja e llogarisë bankare, shtesë 71 euro.
Vajza Bora overdraft, 210 208 lekë

Viti 2018
Ilir Meta shtim i llogarisë, 1 319 680 lekë.
Llogari dyemërore, shtuar me 28 4009 lekë.
Paga si President, 2 550 183 lekë.
Dieta jashtë vendit, 6 480 lekë dhe 2 340 USD.
Të ardhura si kryetar KLD, 85 000 lekë.
Honorare nga mbledhjet e KLD, 42 500 lekë.
Overdraft, 133 845 lekë.
Monika Kryemadhi, shitje apartamenti 76.88 m2, 42 284 euro.
Shitje apartamenti 133,7 m2, 64 103 euro.
Llogari bankare 787 171 lekë.
Pagesë si rrjedhojë e kontratës..., likuidim kësti i dytë, 145 mijë euro.
Llogari bankare e shtuar në euro, 57 665 euro.
Të ardhura si deputete, 2 238 923 lekë.
Overdraft 761 lekë.
Overdraft 2 243 127 lekë.
Vajza Bora, llogari dyemërore, 11 940 GBP
Debi në kartën visa, 158 357 lekë.
Llogari dyemërore, 11 940 GBP 8 056 lekë.
Shlyerje overdraft, 210 208 lekë.
Djali Besari, pakësuar llogaria 28 409 lekë.
Overdraft, 306 001 lekë.

Viti 2019
Paga si President, 2 264 128 lekë, 6420 euro dieta jashtë vendit, 2 220 USD dieta brenda vendit.
Pakësim llogarie bankare, 1 250 800 lekë.
Shtim i llogarisë së përbashkët Ilir Meta dhe Besar Meta, 1 244 lekë.
Monika Kryemadhi, arkëtim nga shitja e apartamenteve më parë, 8 061 euro, 5267 euro, 12 176 euro, 18 212 euro, 93 404 euro.
Pakësim i llogarive, 80 314 euro dhe 785 589 lekë.
Llogari në paund, 60 001 GBP
Të ardhura nga paga si deputete dhe ish-deputete, 1 393 475 lekë.
Ovedraft, 2 231 174 lekë, shlyer 761 euro.
Llogari dyemërore, Bora Meta dhe Kryemadhi, 9 521 lekë.
Pakësim i debitit me kartën visa, 158 357 lekë.
Vajza Bora, përfituar nga kthimi mbrapssh i një pagesa në Universitetin Strathclyde, 2480 GBP.
Vajza Bora, ovedraft 571 724 lekë.
Djali Besari, debit në kartën visa, 575 047 lekë.
Likuidim i overdraftit nga mamaja, Monika Kryemadhi, 306 001 lekë.

Pasuria e deklaruar nga Lulzim Basha për të gjitha vitet 

Viti 2005
Shtëpie në Holandë 510 000 gulden ose rreth 270 mijë euro
Apartamenti në Tiranë 205 mijë USD
Apartamenti në Durrës në vlerën 33 mijë euro.
1/3 e një apartamenti në Tiranë 17 500 lekë.
1/4 e një apartamenti në Tiranë 62 mijë USD 
1/4 e një trualli 22 100 m2 në Tepelenë
Depozitë b 52 mijë USD
Depozitë 81 mijë euro.
Makinë Mercedes Benz 72 mijë euro
Pikture në vlerën 6 500 euro
Orë dore 5 200 euro
Orë dore 4 500 euro
Unazë diamanti 11 500 euro
Servis porcelani në vlerën 6 800 euro
Aksione në NASDAQ 18 000 USD
Kredi 204 mijë euro, interes 4.2% dhe afat 7 vjet.

Viti 2006
Paga si ministër Transporti, 1 907 700 lekë.
Bashkëshortja Aurela Isufi paga si Drejtore Programesh pranë fondacionit EËPPP në Holandë, 49 512 euro.
Aurela Isufi, shitja e apartamentit 100 mijë euro, ku ishte bashkëpronare me 33%.

Viti 2007
Paga si ministër, 10 469 000 lekë.
Aurela Basha paga në vlerën 51 391 euro.
Aurela Basha të ardhura nga shitja e veturës 45 000 euro.
Të ardhura nga shitja e banesës në Hollandë 257 500 euro

Viti 2008
Paga si ministër, 1 611 924 lekë.
Aurela Basha paga 29 753 euro.
Aurela Basha të ardhura nga shitja e apartamentit në Durrës 45 000 euro.

Viti 2009
Paga si ministër 1 143 730 lekë.
Aurela Basha paga 11 389 euro.

Viti 2010
Paga si Ministër i Brendshëm, 1 652 127 lekë.
Aurela Basha paga si Drejtore Programesh në Holandë, 14 038 euro.

Viti 2011
Paga si kryetar Bashkie në vlerën 734 162 lekë.
Aurela përfitime afatshkurtra lejelindje 10 808 euro.

Viti 2012
paga si kryetar Bashkie 1 699 352 lekë.
Aurela shet apartament në Tiranë, 10 450 000 lekë

Viti 2013
Paga si kryetar Bashkie 1 650 222 lekë.
Aurela Basha shërbime si PR consultancy 22 000 euro

Viti 2014
Paga si kryetar i Bashkisë së Tiranës, 1 520 008 lekë.
Aurela Basha paga 26 040 euro.

Viti 2015
Paga si kryetar i Bashkisë së Tiranës, 1 267 273 lekë 
Aurela Basha, paga si drejtuese e programit EËCP Holandë 25 738 euro

Viti 2016
Paga si kryetar i PD-së, 923.200 lekë.

Viti 2017
Paga si kryetar i PD, 923 200 lekë.
Të ardhura si deputet 436 556 lekë.
Aurela Basha, 19 240 euro.

Viti 2018
Të ardhura si deputet 1 335 462 Lekë.
Bashkëshortja, 32 705 Euro.

Viti 2019 (deklarata e fundit)
Të ardhura si deputet, 205 600 lekë 
Bashkëshortja, drejtore programesh në Holandë, 6 mijë euro. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hajdutet: 12/08/2021 15:22

    Nuk na intereson kush ka vjedhur me shume,ua merrni te tera cfare kane edhe rrobat e trupit,se i kane te shtrenjta e firmato,i vishni me rrobat e burgut, dhe ec aty o palo hajduter. As gjyq mos u beni se i kane vjedhjet galopante dhe te dokumentuara,mos i lini te marrin kohe e te mos marrin as fryme.

    Përgjigju
  • maskarenjte arnaute...: 12/08/2021 13:30

    Kur s'jeni te zote qe ti varni ne litar e ti djegni te gjalle, tani s'beni gje tjeter veçse lehni gam gam. Po kemi 30 vjet me konstatime dhe deklarata publike, zyrtare dhe kafenesh per vjedhje dhe super korrupsion nga maskarejte me kollare dhe nuk beni asnje gje per te vendosur drejtesi dhe per te ndryshuar situaten. ASNJE GJE per 30 vjet. Boll Me... Nuk duam me konstatime dhe llogje e gjepura pa fund. NA LODHET! Duhet te kishim levizur e ndryshuar situaten me kohe neqoftese vertete ju ka ngelur pak, apo fare pak ndergjegje e dashuri per Rregull, Disipline e Ndershmeri. Tani eshte verteteuar se per nje mije aresye kjo gjendje nuk ndryshon. Une mendoj se nje aresye kryesore eshte qe shumica e dykembeshave qe vegjetojne ne arnautistan (qe quhen gjoja njerez dhe popull), jane vete te degjeneruar dhe te shakterruar menderisht dhe fizikisht. Ata nuk duan e nuk dine dhe e pranojne ne subkoshiencen e tyre korrupsionin dhe degjenerimin. Derisa thone gjithmone dhe kudo se 'edhe ti po te ishe ashtu do te beje'... Kuptohet se jane te gjithe te molepsur dhe te helmuar ne tru, se zemer e shpirt nuk kane... Popull i keq i destinuar qe te zhduket... djajte qe permenden ne Librat e Shenjte nuk kane asnje gje me shume se keta ...

    Përgjigju
    • Janullatosi: 12/08/2021 14:25

      Bravo! Meriton jo vetem tasin me supe nga Eladha, por edhe kocken qe do te japin kesaj radhe si shperblim per dozen e shtuar te urrejtjes dhe mllefit ndaj shqiptareve.

  • Bashkim: 12/08/2021 12:45

    Csokush e kupton qe drejtues te kaluar ne krye te ekzekutivit, si keta qe permenden: Berisha, Meta dhe Kryemadhi apo Basha, kane abuzuar dhe perfituar nga pushteti pasuri dhe te mira materiale. Hetimi i tyre ska diskutim qe duhet te behet nga organet kompetente. Dhe eshte e cuditshme qe nuk po behet pasi keto organe kete detyre kane, vexanerisht i ashtuquajturi SPAK. Por cka eshte me shqetesuese dhe njekohesisht absurde, eshte qe ne media te caktuara gjoja te "pavarura" dhe qe per fat te keq zoterojne mbi 70% te tregut mediatik, ende sot vazhdohet me "avazin e Mukjes"- pra me karikaturat e djeshme te Berishes & co. Po me keto ne ekzekutiv prwj tete vitesh??? Kush media po i investigon? Apo rremon ne financat e tyre? Si ka mundesi qe ne te gjithe ato akuza publike, skandale, tendere publike etj etj, nuk u marrka njeri? As media as organe te hetimit askush? Turp dhe mjere populli yne i vogel i vujtur. Turp per keto media dhe gazetare. Kudo neper boten perendimore media targeton pushtetin pasi ai abuzon, sa kohe ka akses ne para dhe pushtet. Edhe ne kohen e komunizmit ishte ku e ku me mire. Ku gazetare te Zerit te Popullit benin me shume, me mire e me profesionalisht investigime tipike gazetarie. Turp tu vije qe beheni aksesore te nje kriminalizimi kaq te thelle.

    Përgjigju
  • Like: 12/08/2021 04:06

    Ketij populli mire tua beje like kokemadhi e injoranti, mona surrat kali,salqeni, lulka,femijet dhe familjet e tyre. Sepse u qane perpara shume vitesh dolen e terhoqen bustin prej bronzi e ENVER HOXHES neper rruge duke mos ditur se cfare i priste. Gjakun dhe qymeshtin e nenes tju pine keta hajdute, po ky popull nuk do te kuptoj asnjehere sepse eshte nje turme qorre qe nuk shikon realitetin ne sy. Dhe kete injorance e kuptuan keta politikane injorante qe kane 30 vjet qe vjedhin e shkaterrojne Shqiperine per interesat e tyre. Mos prisni qe tju hyje gjembi ne kembe, por ishalla ta gjejne nga zoti dhe gjak e arkivole te gjitha vjedhjet qe kane bere. Mos prisni asgje nga SPAK sepse i di te gjitha dhe nuk merr guximin ti coj perpara drejtesise

    Përgjigju
  • Iris: 12/08/2021 02:50

    Per keta u permbys komunizmi,per keta hyne ne greve urie studentet e minatoret ,per keta vuajten ne burgje per vite te tera te burgosurit politike,per keta sollem kapitalizmin,per keta erdhi demokracia.Me vjen keq, qe nuk ndodhen gjithe keto ngjarje per popullin e thjeshte!!

    Përgjigju
  • ATDHETARI SHQIPTAR: 11/08/2021 21:36

    O janullatos bir kurve 400 brezash kush është hynjor raca greke që jan jevgjit e ngelën pa buk po e shpëtoi Gjermania me kredit prej miljardave që i dha duke i mar peng ishujt. Po jevgjitët grrk jan hynjor që bëjnë mutin në brek nga Turku. Po pse nuk bëjnë ciu për Qipron që flasin greqisht e Turku ju ka pushtuar gjysmën kur jsn hynjor o të shkërdhefsha motrën o jevgjiti brakës. Po po je kaq trim jep emrin e vërtet. E po ta gjetëm emtin ne Shqiptarët do ta shkerdhejm ça të mban raca o jefku mutit o rac e për zier me qen. Mamaja jote është qir me qen që të ka bër ty. Po mos ki merak se do të gjejm e do shikosh sa të vlen lëkura mor fundërrin që shkërdhen dhe motrën tënde për 1000 lek.

    Përgjigju
  • Edm: 11/08/2021 19:34

    Dmth vetem kete te 3 jan hajdute , te tjeret jo .....

    Përgjigju
  • Janullatos: 11/08/2021 19:13

    Mos guxoni te keni shprese per nje te ardhme me te mire. Perendimi nuk do e pranoj kurre si partnere rracen e poshter shqiptare. E them me shume keqardhje sepse te gjitha rracat i dua... por jo me kote Kisha Orthodhokse e Stambollit e shpalli te padeshirueshme gjuhen shqipe... dhe jo me kote Greqia hyjnore ende e konsideron ligjerisht armike Albanistanin... Sepse skipetaret jane rrace e poshter. Ky vend ka marre fund! Perendimi do ju perdori vetem per tu skllaveruar dhe qindra miliona euro qe ka investuar ne keto reforma jane mashtrime te medias. Nuk ka reform ne drejtesi. Populli shqiptar eshte i denuar nga zoti - ai ma thote vete kete gje cdo nate! Kote shpresoni per ndryshim! IKNIIIII nga Alvania... ikni se Perendimi do ju tradhetoj... Illuminati do ju skllaveroj... Sorrosi do ju vjedhi parate. (Shkruani me shume komente negative ju te tjeret se per ndryshe do ua nderpres supen dhe pensionin e prinderve ne Dropull dhe Himare!)

    Përgjigju
  • KOPLIK: 11/08/2021 18:58

    Ku jana ata plehnat qe kjajshin e shkojshin mrapa Berishes,duke thane ky asht I nershem po shokt i ka me hile-phy rrac e nyt qa e keni vjedh ikyt popull,rrnofte Amerika po ju vjen dita ose burg ose mos tja u shohim bojen ne parlament e me na dal ne Televizion per nat.

    Përgjigju
  • Kasap Rexhep Tyt Leka [ kepi p: 11/08/2021 17:32

    Ju o REPORT Tv shkruani me të drejt se çfar pasurish maramëndëse kan këta qelbësira. Kur kta nga koha e kriminelit Enver Hoxha ishin pa brek në byth. Po ju keni vite që shkruani po kta po i luajn fen jetës po bëjn jet super luks me parat e vjedhura e spo ju hyn gjëmb në këmb. Ju thoni SPAKU taku laku rala kaku ça duhen ne kto kta po vazhdojn jetën luks ju bla bla bla e tralala.

    Përgjigju
  • AltinTop: 11/08/2021 16:24

    Me parlamentin e ri do shohim sa force ka USA ne shqiperi…mendoj se dicka ka filluar te leviz…

    Përgjigju
  • Nje skiptare: 11/08/2021 15:53

    Po cfare ka mbetur ende ne Skiperi...?

    Përgjigju
    • Besnik: 11/08/2021 16:31

      Ti vetëm shqiptar që nuk je...

  • Bobi: 11/08/2021 15:38

    Te tre keto i bashkon dicka tjeter. Jane te pabesueshem per aleatin tone. Te 3 jane te lidhur me armiqte tane por fale zotit aleatet nuk na braktisin si na braktisen me 44.Lusim zotin qendrojne gjate ketu

    Përgjigju
    • ylviu: 11/08/2021 20:36

      respekte adriatik doci.keta hajna jane .porhajne emadhe eshte elisa spiropali me te shoqinsalarjon xhepistin .

    • Babo: 11/08/2021 16:15

      Po e vertete na braktisen e na lane ne dore te komunisteve, ndersa sot nuk na braktisin perseri duke ja lene perseri te bijve te 44 ahahhahah

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja