Moti me diell dhe temperatura të larta e ktheu Parkun e Liqenit artificial në Tiranë këtë fundjavë një nga destinacionet më të preferuara për kryeqytetasit.
Që nga më të vegjlit, e deri te mosha e tretë e preferojnë Parkun e Liqenit për natyrën me ajër të pastër, lojërat, hapësirat për të lexuar, si dhe për aktivitete të tjera.
“Unë dal çdo mëngjes, rreth e rreth liqenit. Liqeni është bërë shumë i bukur”, tha një zonjë.
“Gjelbërimi sikur marrim jetë. Kënaqemi shumë ndaj dhe vijmë shpesh. Kalojmë kohën si pensionistë që jemi”, tha një pensioniste.
Më entuziastët e këtyre shëtitjeve nga liqeni janë fëmijët. Thonë se aty mund të luajnë dhe të praktikojnë edhe biçikletat, pa frikën se mund të rrezikohen nga ndonjë automjet.
“Lodrat dhe treni më pëlqen. Vij disa herë, 3 herë në muaj”, tregoi një vajzë.
Më pëlqen natyra dhe të dal me biçikletë, luajmë basketboll”, u shpreh një tjetër.
“Unë vij me nënën, më pëlqejnë paralelet dhe të dal me biccikletë, të shikoj liqenin”, tha një tjetër.
Më i preferuari i të vegjëlve mbetet shëtitja me tren, me anë të të cilit mund të shohin të gjithë ambientin përreth liqenit. Për shumë të tjerë liqeni artificial është destinacioni i duhur për lojërat e shahut, dominove, meditimit apo vrapit të mëngjesit dhe mbrëmjes.
K.T./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
43.1%
-
Jo
13.7%
-
Nuk e di
43.2%
Vota total: 4838
Lajme të tjera
-
Tiranë, protesta e Rithemelimit me dhunë e përplasje, 3 protestues në hetim, 3 në kërkim (EMRAT)
1 Maj, 10:05
-
1 Maji/ Mësuesit në protestë: Financoni arsimin publik, zbatoni kontratën kolektive, dyfishoni pagat! Sindikatat paralajmërojnë greva
1 Maj, 09:31
-
Tiranë/ I dehur përplasi tre mjete të parkuara dhe u largua, AMP arreston efektivin e Gardës
1 Maj, 07:25
-
Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)
30 Prill, 23:27
-
VIDEO/ Turistët e huaj mbushin sheshin ‘Skënderbej’ teksa Rithemelimi proteston
30 Prill, 22:18
-
Mero Baze: Beteja që po rikthen Erion Veliajn në politikë
30 Prill, 20:10
-
Mbyllet mbledhja e Këshillit Bashkiak, miratohen dhënia e titullit 'Qytetar Nderi' për Ali Ahmetin dhe emërtimet e rrugëve për Remzi Hoxhën dhe Tomor Malasin
30 Prill, 18:42
-
Veliaj: Inkurajoj Dumanin të ecë përpara! Protesta për halle personale, nuk largohem! Kush është burrë të zbresë nga ballkoni e paralelet e të shkojë para SPAK
30 Prill, 17:42
-
Vrasja e Aureljo Dervishit në Tiranë, Gjykata e Apelit lë në burg 4 të arrestuarit
30 Prill, 13:03
-
Sekuestrohet vila e 2 garazhe me vlerë 500 mijë euro polakes në Tiranë, gruaja e gjermanit që do ekstradohet në Korenë e Jugut! Me skemë piramidale fituan 28 mln euro
30 Prill, 11:16
-
VIDEO/ Tifozët e Partizanit sulmojnë ata të Tiranës në rrugë, çfarë s'u pa pas derbit të kryeqytetit
30 Prill, 11:05
-
Tre orë protestë para bashkisë së Tiranës/ Rithemelimi nxit protestuesit të hedhin molotov e përplasen me policinë! Zbrapsen me spraj e gaz (VIDEO + FOTO)
30 Prill, 11:02
Ç'a lesh Treni,me naftë që qelb ajrin e zë Pasarelën e këmbësorisë..,futja kot!..aty duhet vetëm Pemë e gjelbërim...të prishen të gjitha ndërtimet brenda perimetutë Parkut të Liqenit,madje të mbillet me Pemë Agrume A Shegë etj edhe Kodra e Digës e Liqenit..e të shtohet me pemë e Lulishte Edhe poshtë digës e gjithë ajo Fusha midis Pishinave e RR së Kosovarëve!
Përgjigjuedhe kete lulishte po e zaptojne ng pak e nga pak. .me ndertime...
PërgjigjuAi tren i qelbur...
PërgjigjuFiks