Një pjesë e historisë së qytetit të Vlorës lidhet ngushtë me komunitetin e hebrenjve. Vlora strehoi qindra hebrenj në tri periudha të ndryshme historike, tregon Skënder Spahiu, drejtor i muzeve në Vlorë.
Komuniteti hebraik i vendosur në Vlorë – ka pasur tri periudha kur është vendosur në këtë qytet.
“Ardhja e parë mendohet të jetë në periudhën e antikitetit nga një anije e mbetur në det si pasojë e një stuhie dhe zbritën në zonën e Zvërnecit, në Triport; ardhja e dytë është gjatë luftës së Spanjës, dhe ardhja e tretë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Komuniteti hebraik u mirëprit nga vlonjatët. Ata u pajisën me pasaporta shqiptare,morën gjuhën e zakonet tonatKy komunitet jetoi në Vlorë deri në vitet 1991–92, mbas ndryshimit të sistemit politik-ekonomik të vendit. Pjesa më e madhe u larguan drejt Greqisë dhe Polonisë apo drejt Izraelit të sotëm. Në Vlorë kanë jetuar 8 fise të komunitetit hebraik, edhe në Dukat, edhe në fshatin Trevllazër e Tragjas. Ata u strehuan dhe morën ambiente banimi. Në kujtim të tyre dhe të bashkëjetesës, në vitin 2006, Ministria e Kulturës shpalli monument kulture rrugën dhe godinat ku ata banuan,” thotë Spahiu.
27 Janari është Dita e Përkujtimit të atyre që u burgosën dhe u internuan në kampet e përqendrimit.
“Pjesa më e ndëshkuar ka qenë komuniteti hebraik, jo vetëm në Aushvic apo në Mauthauzen, por në shumë kampe, gati 1.100 të tilla si pjesë e strukturës së ushtrisë gjermane. Nga qyteti i Vlorës u arrestuan dhe u internuan rreth 620 persona në kampe përqendrimi, si mësues, tregtarë, financierë, agronomë apo intelektualë të ndryshëm, të cilët u arrestuan në bazë të listave të hartuara nga prefekti i kohës”, tha ai.
Vlora ka dhe “Rrugën e hebrenjve”, ku banesat janë të stilit hebraik e në pronësi të familjeve hebraike, ndërsa pritet te nisë puna për një muze dedikuar jetës së këtij komuniteti në qytetin bregdetar.
Lëreni këto gjëra të kota e mbledhni mend njëherë.....
Përgjigju