437 italianë kthehen në vendlindje përmes fluturimeve të posaçme, pas mbylljes së kufijve të Shqipërisë. Mbyllja e kufijve me Italinë për lëvizjen e qytetarëve, bëri që shumë shtetas italianë të bllokoheshin në Shqipëri. Për këtë kryeministri Rama se Italia duhet të dërgonte avionë apo tragete bosh për të marrë shtetasit e saj. Ambasada Italiane ka kryer 3 fluturime të posaçme në lidhej me këtë ku deri më tani kanë kaluar 437 italianë, mes tyre dhe 5 që u bllokuan në Malin e ZI pas mbylljes së kufijve dhe në atë vend.
Që nga java e kaluar Ambasada Italiane në Tiranë ka organizuar fluturime tregtare të posaçme për kthimin në Itali të qytetareve italianë që kanë kërkuar këtë formë asistence pas mbylljes totale të të gjitha udhëtimeve të pasagjerëve nga Shqipëria. Për këtë qëllim, është aktivizuar adresa mail e posaçme [email protected]. Të mërkurë 11 mars është kryer fluturimi i parë me kompaninë Blue Panorama që ka bërë të mundur kthimin në Itali të 133 pasagjerëve; të enjten në 12 mars një fluturim i dytë i kompanisë Albawings me 138 qytetarë italiane. Sot në mëngjes u nis fluturimi i tretë Albawings që transportoi në Itali 166 persona ndër të cilët 5 qytetarë italiane të mbetur të bllokuar në Mal të Zi, të cilët mbërritën në Shqipëri dje në darkë falë bashkëpunimit me Ambasadën Italiane në Podgoricë.
Këto veprime janë kryer me mbështetjen e linjave ajrore, në koordinim të plotë me institucionet dhe autoritetet kompetente shqiptare, duke filluar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Brendshme dhe Autoriteti Shqiptar i Aviacionit Civil. Ambasada Italiane ka vepruar në koordinim të plotë me Njësinë e Krizave si dhe me strukturat e tjera kompetente të Ministrisë Italiane të Punëve të Jashtme dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, në përputhje me masat paraprake të marra nga Ministritë kompetente italiane dhe shqiptare të shëndetësisë.
"Me kufizimin e masave të udhëtimit të pasagjereve të vendosura nga Qeveria shqiptare, Ambasada ka konsideruar si përparësi garantimin e një mënyre për t'u kthyer në Itali të shumë bashkatdhetarëve që kanë bërë këtë kërkesë. Kjo nuk do të ishte e mundur pa punën e vazhdueshme të stafit të Ambasadës dhe te Sistemit Itali, mbështetjen e kompanive Blue Panorama dhe Albawings si dhe bashkëpunimin e institucioneve kompetente shqiptare. Falënderimet e mia shkojnë për të gjithë ata, për punën e përpiktë e realizuar natën dhe ditën në kushte emergjence të plotë. Gjate ditëve në vijim, do të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim, në përputhje me çdo kufizim të ri qe vendoset nga një skenar vazhdimisht ne evolucion që duhet të na shohë të bashkuar, si italianë por edhe me të gjithë vendet mike si Shqipëria, për ta mposhtur këtë betejë në respekt të plotë të masave të komuniteteve tonë mjekësore edhe shkencore" - deklaroi Ambasadori italian Fabrizio Bucci.
Këta shtetas italiane duhet të jene pothuajse të gjithë Jorgo, ose Xhorxhi
Përgjigjuedhe pse duhej te ishte kapur situata me perpara, qe ne momentin e pare te kalimit ne zona te ndaluara ne italine e veriut, por gjithesesi me mire vone se kurre. Tani duhet te shtrengohen masat deri ne kalimin e rezikut nga e gjithe europa sepse ne jemi me pjesen me te madhe te shtetasve emigrante. Shteti duhet te sistemoje edhe anen ekonomike te qytetareve sepse ndejtia ne shtepi ka konseguenca ekonomike dhe familjet duhet te kene minimalen e jeteses te siguruar, te punesuarit dhe te papunet. Per te gjithe pa perjashtim
Përgjigju