Sillnin armë nga Kosova për t’i shitur në Shqipëri, arrestohen dy 19 vjeçarë në Tiranë! U sekuestrohet pistoletë me silenciator (EMRAT)

TIRANË- Dy të rinj nga Kosova janë arrestuar nga policia e Tiranës nën dyshimin se trafikonin armë drejt Shqipërisë me qëllim shitjen e tyre tek persona të tjerë/ 

Në pranga kanë rënë Rijad Fazliu, 19 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë, dhe Arblend Aliu, 19 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë.

Gjatë kontrollit në makinën me të cilën qarkullonin, dy të rinjve iu gjetën një armë zjarri pistoletë, krëhri me municionin luftarak, një silenciator të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me një automjet dhe një aparat celular.

Policia vijon me hetimet për zbulimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

B.V/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë