Silva Gunbardhi e indinjuar nga
mashtrimi i një pronari lokali

Silva Gunbardhi e indinjuar nga<br />mashtrimi i një pronari lokali
Këngëtarja e njohur vlonjate Silva Gunbardhi ka reaguar në faqen e saj në rrjetin social Facebook, për mashtrimin e një pronari restoranti në qytetin bregdetar të Vlorës. Sipas Gunbardhit ai kishte publikuar postera ku anunçonte se këngëtarja së bashku me dy të ftuar të tjerë do të këndonin live në lokalin e tij.

Ky lajm është përgenjështruar nga Gunbardhi duke shprehur nervozitetin e saj në Facebook: “Njoftim!Lokali “Titanik” në qytetin e Vlorës ka nxjerr postera me emrin tim, pa më njoftuar dhe pa dijeninë time duke gënjyer njerëzit! Më vjen shumë keq që këta “pronarë” mundohen të ngrenë biznes duke mashtruar njerëzit! Jam e sigurt që nuk do t’u eci mbarë, sepse sot nuk ka budallenj!”, - ka theksuar këngëtarja.

Silva Gunbardhi është një këngëtare e cila përveç këngëve popullore ka realizuar materiale muzikore edhe në zhanrin e muzikës së lehtë.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë