Të reja ka edhe te Milan. Sot futbollisti Andre Silva ka kryer vizitat mjhekësore te Monaco e cila ka derdhur 30 mln euro në arkat e ‘djallit’. Më këto para sipas mediave italiane Milani të hënën në mbrëmje ka arritur akordin me Atletico Madrid për shërbimet e Angel Correa-s.
Për argjentinasin do të paguen 45 mln euro, ndërsa në marrëveshje janë përfshirë edhe disa bonuse. Ndërkohë përsa i përket lojtarit që shumë shpejt pritet të mbërrijë në Milano do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me 3 mln euro në sezon pa përfshirë bonuset.
Milan më herët gjatë verës ka firmosur edhe me dy futbollistë të tjerë. Bëhet fjalë për Krunic dhe Theo Hernandez.