Silver Alert jep alarmin në Greqi, 6 persona të zhdukur në 12 orë

Silver Alert jep alarmin në Greqi, 6 persona të zhdukur në 12 orë

Silver Alert

Shërbimi Silver Alert është vënë në alarm ditët e fundit pasi rastet e njerëzve të zhdukur janë rritur ‘frikshëm’ ku vetëm në 12 orët e fundit janë zhdukur 6 persona.

Gjashtë zhdukje në vetëm dymbëdhjetë orë u bënë të ditura nga shërbimi Silver Alert , fakt që shqetëson organet kompetente pasi përqindja e zhdukjeve po rritet çdo ditë. 
Konkretisht, më datë 30.05.2022, nga ora 11:00 e mëngjesit deri në orën 23:00 të mbrëmjes, në shërbimin Silver Alert janë raportuar gjashtë zhdukje të personave:

  • Vounazou Eugenia-Maria, 36 vjeç, zhdukur nga Nikaia.
  • Konstantinos Tsimagiorgis, 77 vjeç, i zhdukur nga Triandria, Selanik
  • Skouras Leonidas, 73 vjeç, i zhdukur nga N. Kosmos-Mahamant
  • Ikmpal Mpout, 52 vjeç, u zhduk nga Omonia
  • Rumelidis Christoforos, 84 vjeç, u zhduk nga Kallithea
  • Hermidis Efthymios, 77 vjeç, u zhduk nga Kallithea


"Nuk na ka ndodhur kurrë në një situatë të tillë  një kohë të shkurtër për kaq shumë njerëz zhduken. Fatkeqësisht, shkalla e zhdukjeve është rritur dhe vullnetarët tanë po bëjnë çmos që këta persona t'i identifikojnë në kohë. Prej tyre, Konstantinos Tsimagiorgis dhe Christoforos Roumelidis u pikasën nga vullnetarët mëngjesin e sotëm përpara se të rrezikohej jeta.”, tha Gerasimos Kourouklis presidenti i shërbimit Silver Alert duke folur për  protothema.gr.

E.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu