TIRANE - "Postbllok"! Kështu quhet memoriali izolimit komunist që u inaugurua në hyrje të zonës së bllokut në kryeqytet. Kryeministri Berisha ndërsa ka përshëndetur ata që mundësuan realizimin e në mënyrë të veçantë artistët, Fatos Lubonja e Ardian Isufi për gjetjen simbolike shumë të fuqishme, ka deklaruar se kujtimi i së shkuarës shërben për të parë drejt një të ardhmeje të sigurt.
“Në Tiranë nuk kishte mur por kishte tela me gjemba, por kishte diçka tjetër që nuk ekzistoi në këtë shkallë në asnjë nga vendet ish-komuniste, bunkeri. Shqipëria në tragjedinë e saj shndërroi gjithë pasuritë në bunkerë, që po t’i kthesh në blloqe të piramidave do të ndërtonin dy herë piramidat e faraonëve. Në histori e shkuara të shërben më së shumti për një të ardhme me të mirë, e më të sigurtë, ndaj dhe ne shqiptarët kemi shumë arsye që të rikujtojmë të shkuarën në mënyrë të ndërtojmë të ardhmen që meritojmë, e hidhur është kur mendon se ky është fillim, por ngushëllim është kur shikon se është një fillim me simbolikë të fuqishme, vështrim të qartë drejt së ardhmes, të nderojmë e kujtojmë ata që sakrifikuan për vlerat më të arrira njerëzore dhe hyjnore”, -u shpreh shefi i mazhorancës.
Kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka vlerësuar gjetjen, ndërsa tha se ky memorial na bën të kujtojmë këtë pjesë të historisë.
Basha duke kujtuar këtë pjesë të rëndësishme të historisë, tha se ne jemi më të qartë për të sotmen dhe për të ardhmen dhe sidomos për brezin e ri”.
Karakteristikë e veçantë e këtij kompleksi, është se të tre objektet janë autentikë dhe vijnë në formë “artifakti” që bartin në vetë trupin e tyre gjurmët e asaj kohe.
Objektet janë një bunker, një copë e vogël nga Muri i Berlinit dhe një organizim shtyllash betoni të marra nga miniera e kampit famëkeq të Spaçit.
Ky objekt është konceptuar në mënyrë të atillë që vizitori jo vetëm ta vështrojë instilacionin nga jashtë, por edhe të futet brenda tij, të ecë nëpër rruginat që lidhin tre objektet.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com