Simbolika e numrit 7 që na dhuruan Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Simbolika e numrit 7 që na dhuruan Shtetet e Bashkuara të Amerikës

2021 trokiti me një provë të madhe të Demokracisë dhe një shenjë të ngrohtë për këdo që preferon dialogun përballë dhunës, ekuilibrin ndaj ekstremizmit, drejtësinë përballë privilegjeve, të vërtetën ndaj gënjeshtrave, logjikën përballë alogjikës. Erdhi ky vit me një “spektakël” të shëmtuar në datën 6 janar, por vetëm një ditë më pas, në 7 janar, në një numër me plot simbolika e domethënie, cdo ankth mori fund. Me 7 janar 2021, sulmi absurd që pësoi Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendi që ka ndërtuar demokracinë më të afërt ndaj dinjitetit njerëzor, u shua, u mpak e u zhduk si të ishte një flakë qiriu nën shi.

Shtatë janë mrekullitë e botës, shtatë ditët e javës, shtatë notat muzikore, shtatë ngjyrat e ylberit, shtatë hapat e Budës; numri shtatë është simbol i analizës dhe filozofisë në shumë nga interpretimet e kulturave më të vjetra të Tokës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi që mban nën kraharor kaq shumë vende, popuj, raca e ëndrra, na dhuruan këtë datë për të kuptuar.

Për kë beson dhe për kë jo, për kë lexon dhe kë jo, pamjet, njerëzit, veprimet, fjalët, veshjet, maskat, ishin një teatër pambarim i krijuar nga një regjisor i mistershëm për t’u dhënë përgjigje dilemave, pyetjeve, kokëcarjeve të viteve e viteve ngjarje: Social mediat, ekstremizmat, fake news, propaganda, manipulimet, dhuna, populizmi, sikur kishin dalë në shesh, ose më mirë në tempullin e Demokracisë moderne, të përlesheshin si në Teatrin më të madh të Tokës. Dhe përfundimi? 7 janari dhe cfarë do të vijë pas tij është përgjigja. Çdo sekondë, çdo minutë, çdo ditë e çdo muaj do të shohë të impenjuar vajzat dhe djemtë më të mirë, të famshëm apo jo, të njohur apo jo, që qëndrojnë e punojnë të bashkuar, për ta bërë bashkëjetesën në Tokën tonë më të harmonishme e të drejtë. Të tjerët, me brirë, a me shtizë, me gënjeshtra a me cfarë të duan vetë, mbetën vetëm, në të kaluarën. Ata ngrinë para 7 janarit 2021!

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja