Personazhi i njohur televiziv Simon Cowell, i cili u përfol shumë në media pas tradhtisë që i bëri shokut të ngushtë me partneren e këtij të fundit ka festuar 54 vjetorin e lindjes.
Por ajo që ka habitur ka qenë fakti se në krah të tij nuk ka qenë e dashura Lauren, e cila po pret fëmijën e tij të parë, por ish e dashura e tij Terri Seymour.

Simon dhe Terri kanë mbetur miq të ngushtë që pas ndarjes së tyre në vitin 2008 dhe janë dukur të lumtur teksa kanë qenë në këtë ditë të veçantë bashkë.
Ata janë fotografuar duke dalë nga shtëpia e Simon në Beverly Hills dhe më pas kanë marë rrugë të ndryshme, Simon në një zyrë ndërsa Terri në një sallon bukurie.

Më pas ata janë takuar përsëri bashkë dhe kanë hyrë në shtëpinë e Cowell.
Pavarësisht kësaj Cowell ka shprehur në media se ai ka në plan të martohet me Lauren së shpejti.
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com