Simone, Moreno dhe Alessio tri
italianët e dashuruar me Shqipërinë

Simone, Moreno dhe Alessio tri<br />italianët e dashuruar me Shqipërinë
Ka vetëm disa javë që ka publikuar këngën e tij më të re “Io non ti Cerchero” dhe mesa duket balerini, tashmë edhe këngëtar Simone ka arritur atë çka ai priste me publikimin e këtij produksioni muzikor.

Këtë here në rubrikën “Pink Report” të emisionit “Rreze Dielli” Simone nuk erdhi vetëm por, së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij të cilët ashtu siç është shprehur edhe vetë janë vëllezër për të.

Balerini ka theksuar se djemtë Moreno dhe Alessio kanë mbetur të impresionuar nga mikpritja shqiptare.

“Ata po e njohin Shqipërinë, po njohin Tiranën dhe kanë mjaft pika pozitive për këtë qytet ashtu sikundër unë ju kam treguar, dhe ata më pas do ti thonë ty. Kanë mbetur mjaft të kënaqur nga mikëpritja e popullit shqiptar. I kam shëtitur në disa vende, ndërsa kur isha unë këtu para tre-vitesh të tjerët më tregonin mua vendet dhe tani është e anasjellta”, - shprehu Simone për mikrofonin e A1 Report.

Nuk mund të linim pa pyetur edhe vetë djemtë sa i pëket kësaj eksperiencë të re për ta.

Moreno na rrëfen me entuziazëm se për të vendi ynë është i mrekullueshëm dhe sigurisht kjo prej njerëzve.

“Kanë qenë pikërisht njerëzit që u treguan mjaft mikpritës ndaj nesh, janë shumë të sjellshëm...

Alessio vijon: “Ndihemi shumë mirë edhe pse kemi një kohë të shkurtër këtu”. Megjithatë duket se djemtë kanë vlerësuar më së shumti gatimet shqiptare duket theksuar se janë mahnitur me to.

Duke e rikthyer bisedën tek fokusi i këngës, Moreno thekson se bashkëpunimi ishte mjaft ifrytshëm,- “Projekti lindi fal Simones, i cili na propozoi të realizonim një këngë së bashku, ne prej kohësh shkruajmë në itali këngë rep, por janë edhe mjaft melodike dhe këtu lindi bashkimi me Simonen edhe pse jemi si vëllezër dhe kjo është diçka shumë e rëndësishme pasi kishte mjaftë kimi midis nesh dhe e kuptuam menjëherë se çfarë donim. Ishte shumë i bukur bashkimi midis melodisë dhe repit. Ne bëjmë repin dhe më pas Simone, i cili ka një zë mjaft të bukur. Sipas meje kjo mund të funksionojë edhe në Shqipëri është pritur mjaft mire, tashmë na ndalojnë edhe në rrugë djem
dhe vajza të rinj të cilët na bëjnë komplimente sepse italishten e kuptoni kështu|."

Djemtë nuk lënë pa përmendur edhe bashkëpunimet e radhës që do të kenë sërish me njëri-tjetrin: “Kemi projekte të reja por për momentin unë do të doja ti mbaja disi sekret sepse dua të bëj një surprise, por nëse dëgjon Simonen ai tashmë ja ka thënë të gjithëve. Kemi nisur të shkruajmë disa pjesë të reja së bashku me Simonen, kemi nisur të kompozojmë disa baza të cilat shpresojmë ti përfundojmë së shpejti.

Ndërkohë Simone, ka theksuar për mikrofonin tone se në sezonin e ri artistik do të vij me një projekt të ri.

“Në shqipëri do të rikthehem me një projekt në lidhje me kërcimin, nuk po tregoj asgjë por më ka ardhur një lajm shumë I bukur me mesazh, të shohim nëse do të realizohet dhe do ta zbuloni shumë shpejt. Jam shumë i lumtur dhe për sezonin e ri do të vij një surprise mjaft e bukur“- vijon Simone, i cili nuk ngurron të shprehë edhe dëshirat e tij për të qenë prezantues.

Gjatë verës djemtë do të kthehen me një këngë verore, e cila do të ketë edhe pjesë në gjuhën shqipe. Mes humorit dhe një rrugëtimi përgjatë zonave me të bukura të Tiranës është përmbyllur edhe kjo puntatë e rubrikës “Pink Report”.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos