Simotra e PD-së, PPE rezolutë për Shqipërinë: Nxisim dialogun mes partisë në pushtet dhe opozitës për zgjidhjen e krizës

Simotra e PD-së, PPE rezolutë për Shqipërinë: Nxisim dialogun mes partisë në pushtet dhe opozitës për zgjidhjen e krizës

Simotra e Partisë Demokratike në Shqipëri, Partisë Popullore Europiane (PPE) po ashtu edhe parti të tjera të qendrës së djathtë europaine kanë kërkuar në mënyrë unanime zgjidhjen e krizës së thellë politike përmes dialogut mes PS dhe opozitës si dhe miratimin e një Reforme Elektoral.

Ky qëndrim është adoptuar me një rezolutë të posaçme për Shqipërinë, në Kongresin e PPE-së që po mbahet në Zagreb.

PPE liston edhe 10 pika që sipas tyre janë detyra për një demokraci funksionale ku i kërkon edhe opozitës jashtë parlamentare që të ulet për dialog me mazhorancën. Prej kohësh, PD dhe aleatët e saj kanë bojkotuar nismat e marra për zhvillimin e vendin, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme, por pa kryeministër Edi Ramën. Më pas këto parti duket se patën një përçarje ku LSI hoqi dorë nga kërkesa e PD për kushtin që Rama të largohej nga posti i Kryeministrit.

Rezoluta nga Partia Popullore Europiane:

1. Duke vlerësuar se Shqipëria po përballet me një krizë të thellë politike, nxit partinë në pushtet dhe opozitën në Shqipëri të ndërmarrin të gjitha përpjekjet për të tejkaluar menjëherë këtë krizë të thellë politike përmes dialogut.

2. Risjell në vëmendje se adoptimi konsensual nga partitë politike, i një reforme elektorale në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR që shtron rrugën drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përfaqëson një kusht të rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe integrimin drejt BE-së.

3. Duke rikujtuar theksin e përsëritur nga ana e OSBE/ODIHR, të rëndësisë që ka vullneti politik për të garantuar zbatimin e të gjitha kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme, bën thirrje për zbatimin e reformës elektorale, në dobi të demokracisë dhe të funksionimit të institucioneve demokratike qendrore dhe lokale në Shqipëri.

4. Shpreh nevojën urgjente që Shqipëria të sigurojë funksionimin e duhur të Gjykatës Kushtetutese dhe Gjykatës së Lartë duke i plotësuar vendet e tyre me gjyqtarë; pret një vendim të shpejtë dhe final nga Gjykata Kushtetuese mbi legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.

5. Thekson se blerja e votave dhe përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje është e papranueshme për standardet europiane, dhe bën thirrje për rezultate të prekshme dhe në kohë të hetimit të suksesshëm të përgjegjësve, përfshirë dhe politikanët, zyrtarët e shtetit dhe grupet kriminale që janë përfshirë në blerjen e votës dhe krime të tjera elektorale gjatë zgjedhjeve.

6. Shpreh shqetësim të thellë për fenomenin e vazhdueshëm të personave me rekorde kriminale që kandidohen për poste në institucione apo emërohen si funksionarë publikë në shkelje të hapur të “Ligjit të Dekriminalizimit” dhe bën thirrje për zbatim pa ekuivoke të ligjit, dhe largimin nga detyra të zyrtarëve që e kanë shkelur atë.

7. Nxit Shqipërinë që të ngrejë Strukturën e specializuar për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar; bën thirrje për nisjen e procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë akuzuar për vepra të ndëshkueshme nga procesi i vettingut.

8. Thekson domosdoshmërinë për rezultate bindëse në luftën kundër kultivitimit dhe trafikimit të kanabisit dhe luftën kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave; shpreh nevojën urgjente që Shqipëria të kryejë hetime aktive, ndjekje penale dhe dënime për korrupsion dhe krim të organizuar duke nisur dhe përfunduar procedime kundër të gjithë autorëve përfshirë dhe politikanë dhe zyrtarë  të lartë.

9. Bën thirrje për progres të prekshëm në reformën e administratës publike, si një nga çështjet kyçe për Shqipërinë në rrugën e saj për integrimin në BE.

10. Mbështet Partinë Demokratike të Shqipërisë në përpjekjet e saj për të adresuar shqetësimet legjitime dhe aspiratën Europiane të popullit Shqiptar.

Në  kongresin e Partive Popullore Evropiane që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë ka qenë i pranishëm edhe kreui partisë Demokartike Lulzim Basha i cili tha se PD ka një vizion të qartë  për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.  Në fjalën e tij, kreyedemokrati u shpreh se qeveria aktuale ka dështuar në integrimin e vendit në Bashkimin Europian, duke bërë që vendi sot të ndodhet në një udhëkryq.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia