Kreu i PD Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me presidentin e sapo zgjedhur të PPE, Donald Tusk.
Basha thotë se në këtë takim, ka ndarë vendosmërinë për të luftuar fort për plotësimin e të gjitha detyrimeve që Shqipëria ka për hapjen e negociatave.
“Pata kënaqësinë të bashkëbisedoja dhe ti uroja suksese Presidentit të ri të Partisë Popullore Europiane, Donald Tusk, një mbështetës i jashtëzakonshëm i Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugën e integrimit në BE.
Ndava me Presidentin Tusk vendosmërinë time për të luftuar fort për plotësimin e të gjitha detyrimeve që vendi ynë ka për hapjen e negociatave, dhe për të bindur me rezultatet e punës tonë vendet skeptike, sic kemi bërë për anëtarsimin në NATO dhe heqjen e vizave.
Gjeta mbështetjen e plotë dhe gatishmërinë e Presidentit Tusk për të na ndihmuar në këtë proces transformimi rrënjësor të vendit tonë, duke vendosur në Shqipëri standartet e Bashkimit Europian, zgjedhje të lira dhe të ndershme, funksionimin e shtetit ligjor, barazinë para ligjit, luftën kundër korrupsionit, ndarjen e politikës nga krimi dhe zhvillimin ekonomik.
Presidenti Tusk theksoi se në një betejë politike, e vërteta dhe vendosmëria do të triumfojnë kundër lajmeve të rreme, manipulimeve dhe urrejtjes, ndërsa shprehu angazhimin për ta ndihmuar Shqipërinë të thotë të vërtetat e saj larg propagandës. Presidenti i PPE, mirëpriti ftesën time për të vizituar së shpejti vendin tonë.”-shkruan Basha.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.7%
-
Jo
44.9%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5111
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Primaret/ Elezi: Sherrnajë brenda PD, me listat e Mulit dhe Albanës! Bardhi manipulues dhe servil i diskredituar! Bala: Si Kënga Magjike, fituesin e zgjedh kryetari
18 Shkurt, 18:41
-
Basha: Klasa e vjetër politike bën sikur qan hallet e diasporës, por janë shkaktarët e migracionit masiv! Vota juaj më 11 maj, e rëndësishme
18 Shkurt, 16:05
-
Udhëheqës të BE-së e NATO-s mblidhen në Paris me kërkesë të presidentit Macron! Diskutojnë për 4 orë mbi sigurinë evropiane dhe luftën në Ukrainë
17 Shkurt, 18:41
-
Protestat para SPAK/ Basha ironizon Berishën dhe Ramën: Hiqjani merakun njëri-tjetrit, kurseni energji, bëjini bashkë
17 Shkurt, 13:38
-
Lëvizjet e Trump për Ukrainën shqetësojnë Evropën, Macron thërret liderët evropianë në një samit urgjent për Ukrainën të hënën
15 Shkurt, 17:53
-
Kush ka informuar Edi Palokën për arrestimin e Erion Veliajt para se urdhri i SPAK të ekzekutohet? (VIDEO)
15 Shkurt, 17:33
-
‘Të njëjtat sulme bëjnë ndaj drejtësisë’, Basha: Rama dhe Berisha kanë të njëjtin hall, qytetarët do t'i ndëshkojnë me votë më 11 maj
15 Shkurt, 13:52
-
Eduard Zaloshnja: Kur Berisha doli me epërsi ndaj Bashës në sondazhet e mia…
15 Shkurt, 10:24
-
'Aleanca e trekëndëshit kundër drejtësisë, Berisha çon militantët, Rama administratën', Basha: Qytetarët do t’i ndëshkojnë me votë më 11 maj
14 Shkurt, 17:18
-
Basha: Edi Rama i frikësuar për fatin e tij, po sulmon drejtësinë! S’u shqetësua kur qytetarët burgoseshin për fatura dhe mbrojtjen e shtëpive të tyre
13 Shkurt, 15:15
-
‘Trekëndëshi i Bermudës, armik i SPAK’, Basha: Bashkia Tiranë shihet nga Rama si bankomat, Veliaj do ta tërheq pas vetes
13 Shkurt, 10:07
-
‘Lufta kundër korrupsionit, po zgjeron frontin anti-SPAK’, Basha: Rama si nxënës i Berishës, po sulmon drejtësinë
12 Shkurt, 10:43