Simpatizant i ISIS, ky është shqiptari që planifikoi sulmin ndaj Taylor Swift

Simpatizant i ISIS, ky është shqiptari që planifikoi sulmin ndaj Taylor Swift

Taylor Swift dhe Beran.A

Simpatizanti i ISIS-it që planifikoi një sulm terrorist në një koncert të Taylor Swift është fotografuar për herë të parë teksa fqinjët thonë se ai ka ndryshuar rrënjësisht pamjen e tij kohët e fundit.

19-vjeçari fanatik i ISIS-it është identifikuar si Beran A., jetonte në një shtëpi gjysmë tarracash të sapondërtuar në Ternitz, në jug të Vjenës, ku kaloi fëmijërinë e tij.

Disa vite më parë, prindërit e Beran A. – të cilët emigruan në Austri nga Maqedonia e Veriut – u transferuan në një shtëpi të re në lagjen Neunkirchen të Ternitz me të dhe motrën e tij më të vogël, shkruan DailyMail.

Banorët e Ternitz-it thanë për mediat lokale se ai dikur ishte një ‘djalë i padëmshëm fqinj’ me xhinse dhe atlete, i cili ka lindur në Austri dhe ka ndjekur një shkollë lokale.

Por Beran A. kishte ndryshuar kohët e fundit, sipas fqinjëve të tij, duke përkuar me premtimin e tij për besnikëri ndaj ISIS-it në fillim të korrikut. Ai kishte një mjekër të gjatë dhe shpesh vihej re i veshur me një këmishë pambuku me mëngë të gjata, ndërsa së fundmi kishte pozuar me thika në duar.

Beran A. u arrestua në Ternitz, në jug të Vjenës, të mërkurën në mëngjes, ndërsa adoleshenti tjetër 17 vjeç, u arrestua në kryeqytetin austriak pasdite, sipas drejtorit të përgjithshëm për sigurinë publike Franz Ruf.

Ylli i popit, 34 vjeç, do të performonte para rreth 170,000 fansash më 8, 9 dhe 10 gusht në ‘Ernst-Happel-Stadion’ të Vjenës, i cili ishte caktuar të përforcohej me më shumë masa sigurie përpara se të tri koncertet të anuloheshin mbrëmë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ilu: 08/08/2024 19:34

    shqiptar ai nuk eshte gjersa ka lindur ne austri...me mire le te themi adoleshent trushplare, ngjashem me ekstremistet e djathte...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, Report Tv në parkun arkeologjik, s’ka dëmtime të mëdha në monumente e sinjalistikë

Zjarri në Finiq, Report Tv në parkun arkeologjik, s’ka dëmtime të mëdha në monumente e sinjalistikë