I pyetur nëse është i kënaqur me numrin e simpatizantëve që kanë votuar në primaret e Rithemelimit në rrethe të ndryshme të vendit, Berisha u përgjigj se ishte shumë i kënaqur, duke shtuar se kushdo që kishte pasur kohë kishte gjetur mundësinë për të votuar.
“Jam shumë i kënaqur. Ky është një proces i lirë i njerëzve të lirë, nuk ka asnjë detyrim as për anëtarë as për simpatizantët të marrin apo mos të marrin pjesë në votim. Ne jemi parti e standarteve të lirisë. Nëse do bënim votimin e detyrueshëm ajo pastaj do bënte ndryshimin por ne e kemi lënë të lirë, ai që gjen kohën vjen dhe voton. Nuk është asgjë tjetër këtu veçse ushtrimi i të drejtave nga anëtarët dhe simpatizantët tanë”-tha Berisha.
Sa i përket hatërmbetjeve mes kandidatëve, Berisha tha se nuk duhet të kishte beteja personale pasi fituesit mund t’u kërkonin ndihmë edhe kandidatëve të tjerë për në zgjedhjet lokale.
“Unë mendoj se kandidatët e qytetit të Tiranës dhe në tërësi kandidatët tanë kanë bërë një garë të civilizuar dhe kanë patur mençurinë të mos angazhohen në beteja personale. Kjo ka këtë anë, shumë pozitive, secilit prej atyre që fiton i lind e drejta morale të kërkojë ndihmën e atij që pati përballë, pse jo edhe të bëjë marrëveshje apo kompromise me të sipas rastit”- u shpreh ish kryeministri.
Lajmi kryesor:
Përfundon votimi për primaret, Berisha: Procesi s'ishte i përsosur! 7 bashki në balotazh! Ja disa prej fituesve
B.V/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se Berisha do të pyetet për çështjen Gërdeci?
-
Po
67%
-
Jo
25.2%
-
S'kam mendim
7.7%
Vota total: 1422
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Si më 30 qershor 2019: S’hyj në zgjedhje me Ramën-kryeministër? Pra fajin se ka pasur Luli!
28 Janar, 20:39
-
Për 'Alibashët' që ende e trajtojnë Berishën si antikuar me vlerë!
28 Janar, 19:54
-
Një pyetje për opozitën dhe mediat (për ata gazetarët mercenarë, që s’lanë b***ë politikani e biznesmeni pa lëpirë)
28 Janar, 17:46
-
Del VIDEO, si Berisha merr autorësinë e 'Gërdecit': Mediu zbatoi me përpikëri porositë e mia! Tani bën ‘prapa kthehu’ pasi ish ministri po shkon drejt burgut
28 Janar, 15:32
-
Rakip Suli sfidon Berishën: Hajde kandido përballë meje ta shikosh çfarë rezultati poshtërues do marrësh
28 Janar, 14:54
-
‘Luftë’ e 2 PD-ve për anëtarët e KZAZ, ish kreu i KQZ Kristaq Kume: Vetëm gjykata i jep zgjidhje kësaj situate, s’mund të mbahet peng!
28 Janar, 12:49
-
Berisha: Rama përdori George Soros dhe zyrtarin e FBI-së për të shkatërruar opozitën, shqiptarët do ta ndëshkojnë! Më 14 maj largojmë 'monizmin'
28 Janar, 12:00
-
Skënder Minxhozi: Gardistët ishin dele, s’keni parë Agronin juve…
28 Janar, 07:28
-
Mero Baze: Shkëlzen Berisha përballë drejtësisë perëndimore dhe asaj shqiptare
27 Janar, 21:04
-
Azgan Haklaj në Report Tv: Berisha i kishte premtuar Agron Nezës ta bënte ministër! Meta është takuar me zyrtarin e FBI-së
27 Janar, 20:20
-
Dosjet e ‘nxehta’, Shkelzeni në SPAK e dëshmia e gjeneral Hoxhës acaruan Berishën?!
27 Janar, 20:00
-
Zaloshnja: 20% e atyre që votuan në prill 2021 s’preferojnë asnjë nga 4 politikanët kryesorë
27 Janar, 19:49