Vijnë reagimet nga politika për protestën e dhunshme të opozitës para kryeministrisë dhe parlamentit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:37
Lleshaj: Basha më 21 janar vrau 4 qytetarë, sot plagosi shumë policë të Shqipërisë!

1559139358_SANDERLLESHAJ.jpg

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas protestës së opozitës . Lleshaj thotë se Lulzim Basha, që në 21 janar  vrau 4 qytetarë të pafajshëm e plagosi dhjetëra të tjerë me armë, sot plagosi shumë policë të Shqipërisë. 

“L.Basha, që në 21.01.’11 vrau 4 qytetarë të pafajshëm e plagosi dhjetra të tjerë me armë, sot plagosi shumë policë të Shqipërisë.  

Një tipi të tillë, Patër A. Harapi i thoshte: “Krushkamadh e hollë e i gjatë, rri n’zanat që t’la yt atë. Dhuna e mendja është zanati yt i pështirë.”- shkruan Lleshaj.

Ora 22:12
Balla: Ndalo sulmin kundër Shqipërisë, Lulëzim!

1558296917_autotaulantballa1507804153570x457.jpg

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar lidhur me protestën e dhunshme  të opozitës para Parlamentit. Balla i bën thirrje Lulzim Bashës të heqë dorë nga urdhërat për dhunë ndaj institucioneve.

"Lulezim! Hiq dorë nga urdhërat që jep për dhunë ndaj institucioneve dhe për goditjen e punonjësve të Policisë së Shtetit. Deri tani janë plagosur shtatë bijë nënash në krye të detyrës.

Çantat e këtyre individëve të dhunshëm, të instruktuar brenda zyrave të SHQUP, janë mbushur me mjete shpërthyese terrori të paguara prej teje dhe ata që qëndrojnë pas teje Lulezim.Ndalo sulmin kundër Shqipërisë, Lulezim!  

Shqiptarët dhe partnerët e Shqipërisë e dinë mirë se çfarë skenari ogurzi ke ti dhe padroni yt, por harroje se ti mund ta cënosh sado pak rrugën Europiane të Shqipërisë", shkruan Balla.

Ora 21:44
Efektivët e plagosur/ Lleshaj: Militantët e Bashës do të mbajnë përgjegjësi

Nje nga efektivët e palgosur, duke marrë mjekim tek Kuvendi

Ministri i Punëve të të Brendshme Sandër Lleshaj ka thënë se do të mbajnë përgjegjësi militantët që plagosën me mjete pirroteknike efektivët e policisë. 

"Ka mbërritur në 7 numri i policëve të plagosur nga sulmi i militantëve të Lulzim Bashës. Për këtë do të ketë përgjegjësi përpara ligjit.", shrkuan Lleshaj në rrjetet sociale.

Ora 20:50
Simpatizantët e opozitës kapsollë drejt policisë/ Meta thirrje për vetëpërmbajtje

1559400178_ILIRMETA.jpg

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas agravimit të situatës në protestën e opozitës. Ai ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe shmangie të incidenteve.

"Presidenti i Republikës, Ilir Meta bën thirrje për vetëpërmbajtje,  shmangien e incidenteve dhe provokimeve", thuhet në reagimin e presidencës.

Ora 20:50
Lleshaj: Opozita financon për të blerë mjetë të ndaluara shpërthyese për të goditur policinë

Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj tha se efektivë të policisë mbetën të plagosur nga shpërthimi i kapsollëve që hodhën militantët e opozitës tek kryeministria.

Ministri Lleshaj i drejtohet edhe drejtuesve të opozitës, ku hedh akuza se janë financime të qëllimshme për të blerë mjete të ndaluara pirroteknike për të goditur forcat e rendit.

"Drejtuesit e protestave duket se kanë financa të mëdha për të blerë mjete shpërthyese të ndaluara, por edhe vullnet të plotë për të goditur forcat e rendit", shkruan Lleshaj në rrjetet sociale.