Sinan Hoxha arrestohet nga policia serbe

Sinan Hoxha arrestohet nga policia serbe
Pas publikimit të këngës “Kuq e Zi”, e cila ka pak ditë që është publikuar, këngëtari Sinan Hoxha, ka mbrojtur këngën e tij me mish e me shpirt, madje ka arritur deri aty sa është përballur me policinë pas një koncerti në Preshevë. Këngëtari ka qenë i ftuar në një koncert ku edhe ka kënduar hitin e tij të fundit, por pas mbarimit është ndaluar nga policia serbe. Kjo ndalesë i është konfirmuar direkt nga policia serbe e cila është konfrontuar me këngëtarin. Sipas lajmeve të mediave kosovare, Sinan Hoxha është konfliktuar me autoritetet serbe, të cilat i kanë kërkuar të heqë xhaketën, mbi të cilën ishte qëndisur shqiponja dykrenare. Refuzimi i këngëtarit i ka kushtuar 8 orë në qelitë e paraburgimit, derisa organet shqiptare kanë ndërhyrë për lirimin e tij.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)