ELBASAN- Protestat e shoferëve të furgonëve 8+1 ditën e djeshme është zhvilluar e gjitha në qytetin e Elbasanit. Me qindra drejtues të furgonave 8+1 të ardhur nga i gjithë vendi kanë zhvilluar ditën e djeshme një mbledhje të jashtëzakonshme me Presidentin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura, Gëzim Kalaja. Konferenca e jashtëzakonshme ishte lajmëruar se do të zhvillohej edhe në prani të gjithë deputetëve të qarkur të Elbasanit, por pjesë e konferencës ka qënë vetëm deputeti i PD-së Luçiano Boçi.
Kërkesat e drejtuesve të furgonave lidheshin me shfuqizimin e urdhrit që i ndalon ata të kthehen pa pasagjerë në rrugët e kthimit dhe luftimi i konkurencës së pandershme dhe informalitetit që egziston në këtë shërbim, për shkak të automjeteve të paliçensuara. Kreu i Sindikatës së Transporteve, Gëzim Kalaja ka kërkuar tërheqjen e menjëhershme të urdhrit për bllokimin e furgonave 8+1, dhe kërkoi që të jenë qytetarët ata që të zgjedhin mes shërbimeve alternative që do t’i ofrohen. Në këtë konferencë të jashtëzakonshme akuza të forta janë hedhur edhe në drejtim të Ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, ku është ngritur pretendimi se me këto vendime ministri po përpiqet të bëj monopolizimin e tregut.
Kryetarët e Sindikatave në rrethe kanë paralajmëruar se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, ata janë të gatshëm të ndërmarrin edhe akte të rënda njerëzore, madje deri në vetflijim. “ Sindikata është në këmbë për të mbrojtur interesat e qytetarëve. A ka një strategji qeveria për punësimin e 20 mijë drejtuesve të taksive 8+1 apo mendon ti hedh në rrugë? Në këtë konferencë të zhvilluar, kisha ftuar gjithë deputetët e Elbasanit, gjithashtu edhe ministrin Haxhinasto.Askush perveç deputetit Luçiano Boçi nuk ju përgjigj kërkesës tonë.Në takimin e zhvilluar në 12 shkurt, pjesë e asaj tryeze me mintrat Tahiri dhe Haxhinasto ishin vetëm përfaqsues të monopoleve.
Thirrja jonë është që të punojmë të gjithë dhe të respektohet konkurenca” u shpreh dje në konferencën e jashtëzakonshme kreu i Sindikatave, Gëzim Kalaja. Sindikata ka kërkuar edhe mbështetje nga të gjithë ata qytetarë që e vlerësojnë si të ndershme dhe të drejtë. Sindikalistët kanë lajmëruar se ditën e mërkurë kanë lënë edhe një takim me ministrin Haxhinasto për diskutimin dhe mundësinë e gjetjes së një rruge të drejtë për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
I vetmi deputet në takim Luçiano Boçi, ka deklarar “se kjo qeveri po hedh në rrugë dhe po lë të papunë 20 mijë familje”. Boçi i ka quajtur absurd ligjin e nënpunësit civil,ngritjen e taksave dhe të karburanteve. Dje ka qënë dita e 13 e grevës së furgonave taksi 8+1. Protesta e tyre nisi për shkak të një urdhri të nxjerr nga Policia e Shtetit, për mos lejimin e kthimit nga destinacioni me pasagjerë, dhe konkurencës së pandershme.
Shkrimi u publikua sot (19.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com