i i tyre ka filluar në një shoqëri e cila ndjen peshën e krimit dhe vrasjes së cdo lloji në Shqipëri. Modeli i “të fortit” i eksportuar nga politika po zhvillohet si një deformim social. Jemi në mes një barbarie që guxojmë ta quajmë “situatë rendi” por që mungesa e paqartësisë dhe shpesh e guximit na shtynë në shpejgime pa fund të “pse”-ve ditore.
Si të mos mjaftonte kjo publikut i duhet të përjetojë jetën e dyfishtë mes virtualitetit qeveritar i cili sheh vetëm suksese dhe rrënimit social që ka prekur “protokollet” bazë të funksionimit shoqëror. Ekonomia ka marrë të tatëpjetën dhe ka nevojë urgjente për një audit ndërkombëtar. Falsifikimet për ekonominë janë të nivelit të “piramidave” të viteve 96-97 dhe niveli i borxhit ka fshehje të qartë zyrtare. Mjafton të mirkuptosh uljen drastike të shpenzimit të energjisë elektrike për të vlerësuar situatën dramatike në ekonomi.
Rendi publik në udhëkryq dhe zjarret pa fund në vend janë pamja e një qeverisje të drobitur nga vetja dhe mungesa e dëshirës. Daljet e Berishës me ritualin e tij “energjitik” bën më të dukshme mungesën e të “tjerëve”…
Qeverisja ndjen mungesën që ka krijuar në shoqëri. Politika e unilateralizmit të mazhorancës kanë krijuar vakum në formësimin e opinionit publik. Shoqëria shqiptare nuk ka tema diskutimi që të nxiten nga një vizion për të nesërmen. Temat “e hidhura” në media shkojnë në drejtim të paditur. Historia e “Nazmijes” sfidoi atë të një ish-doganieri denoncues ndaj korrupsionit e cila po kalon në heshtje sfilitëse.
Një histori me humor të hidhur ka risjellë diskutimin e lodhur për imunitetin…! Në 6 gusht, u “lodhëm” duke dëgjuar pse duhet votuar me nxitim dhe jo në shtator. Arsyeja ishte integrimi europian. Tani, del që shtatori është herët, koha nuk është problemi dhe referendumi është zgjidhja…
Imuniteti i politikanëve ka arritur nivelin e batutës. Po të besosh konferencat e shtypit të mazhorancës duket sikur ajo që ndodh shkon sipas parrullës komike “PD qeveris – PS korrupton”!…Ky avaz sazesh politike efektin nuk do ta ketë sot! Jo!
Megjithëse patetike në dukje, mendoj se publiku shqiptar ka nevojë të rishikojë dramën “Arturo Ui”!... Kjo që po ndodh është një parathënie e njohur. E kemi parë por nuk duam ta ripranojmë se po na rindodh! Janë të gjtha në skenën shqiptare të vendosura deri në ironi. I kemi para syve “aktorët” që na ngjajnë me Xhirin, Xhivolën dhe të tjerë. “Djegjen e magazinave të Shitit” e kemi po ashtu. Akuzat pa fund për konspiracion janë në nivelin e batutës për nga ngjashmëria.
Rideklarimet e Kryeministrit për “grushtin e shtetit” të 21 janarit janë të paimagjinueshme për ti konsideruar serioze. Ato po marrin pamjen e “djegjes se Rajhshtagut”. Të akuzuar janë të gjithë kundërshtarët politikë të qeverisë. Dhe historia nuk ka për të mbaruar me kaq. Këto sinjale po marrin ngadalë pamjen e një kohe të vështirë e cila po troket jo vetëm për ata që bëjnë opozitë në Shqipëri.
Mosbesimi ndaj politikës aktualisht është në kuota maksimale. Antipolitika edhe si “ves” intelektual po nxit refuzimin ndaj politikës dhe politikanëve. Ky fenomen shumë shpejt do të prodhojë protagonistët e vet publikë. Viti 2013 (kaq i zymtë me 13-tën në fund) është shanci që antipolitika pret që të rindodhi si në 1996. Dikush pas kësaj, mos u cudisni ta shikoni duke lexuar “testamentin” e falsifikuar të plakut Dok Zboru.
“Mirëseerdhët në agoninë tuaj!”- Ky do të ishte konkluzioni për zgjedhjet e manipuluara elektorale. Për të gjithë, pa përjashtim!
Megjithatë! Shikojeni dramën e të madhit Bertolt Breht, “Arturo Ui”, dhe vendosni vetë…Sa do të dëshiroja që i gabuari të isha unë. Padyshim!SINDROMI “ARTURO UI”…
Shqipëria po vrapon drejt zgjedhjeve të 2013. Eshte e kotë të përpiqesh ti analizosh pritshmëritë. Ato do të jenë zgjedhjet më të paskrupullta që pritet të kenë parë sytë e publikut shqiptar pas viteve 90-të. Kontekst
i i tyre ka filluar në një shoqëri e cila ndjen peshën e krimit dhe vrasjes së cdo lloji në Shqipëri. Modeli i “të fortit” i eksportuar nga politika po zhvillohet si një deformim social. Jemi në mes një barbarie që guxojmë ta quajmë “situatë rendi” por që mungesa e paqartësisë dhe shpesh e guximit na shtynë në shpejgime pa fund të “pse”-ve ditore.
Si të mos mjaftonte kjo publikut i duhet të përjetojë jetën e dyfishtë mes virtualitetit qeveritar i cili sheh vetëm suksese dhe rrënimit social që ka prekur “protokollet” bazë të funksionimit shoqëror. Ekonomia ka marrë të tatëpjetën dhe ka nevojë urgjente për një audit ndërkombëtar. Falsifikimet për ekonominë janë të nivelit të “piramidave” të viteve 96-97 dhe niveli i borxhit ka fshehje të qartë zyrtare. Mjafton të mirkuptosh uljen drastike të shpenzimit të energjisë elektrike për të vlerësuar situatën dramatike në ekonomi.
Rendi publik në udhëkryq dhe zjarret pa fund në vend janë pamja e një qeverisje të drobitur nga vetja dhe mungesa e dëshirës. Daljet e Berishës me ritualin e tij “energjitik” bën më të dukshme mungesën e të “tjerëve”…
Qeverisja ndjen mungesën që ka krijuar në shoqëri. Politika e unilateralizmit të mazhorancës kanë krijuar vakum në formësimin e opinionit publik. Shoqëria shqiptare nuk ka tema diskutimi që të nxiten nga një vizion për të nesërmen. Temat “e hidhura” në media shkojnë në drejtim të paditur. Historia e “Nazmijes” sfidoi atë të një ish-doganieri denoncues ndaj korrupsionit e cila po kalon në heshtje sfilitëse.
Një histori me humor të hidhur ka risjellë diskutimin e lodhur për imunitetin…! Në 6 gusht, u “lodhëm” duke dëgjuar pse duhet votuar me nxitim dhe jo në shtator. Arsyeja ishte integrimi europian. Tani, del që shtatori është herët, koha nuk është problemi dhe referendumi është zgjidhja…
Imuniteti i politikanëve ka arritur nivelin e batutës. Po të besosh konferencat e shtypit të mazhorancës duket sikur ajo që ndodh shkon sipas parrullës komike “PD qeveris – PS korrupton”!…Ky avaz sazesh politike efektin nuk do ta ketë sot! Jo!
Megjithëse patetike në dukje, mendoj se publiku shqiptar ka nevojë të rishikojë dramën “Arturo Ui”!... Kjo që po ndodh është një parathënie e njohur. E kemi parë por nuk duam ta ripranojmë se po na rindodh! Janë të gjtha në skenën shqiptare të vendosura deri në ironi. I kemi para syve “aktorët” që na ngjajnë me Xhirin, Xhivolën dhe të tjerë. “Djegjen e magazinave të Shitit” e kemi po ashtu. Akuzat pa fund për konspiracion janë në nivelin e batutës për nga ngjashmëria.
Rideklarimet e Kryeministrit për “grushtin e shtetit” të 21 janarit janë të paimagjinueshme për ti konsideruar serioze. Ato po marrin pamjen e “djegjes se Rajhshtagut”. Të akuzuar janë të gjithë kundërshtarët politikë të qeverisë. Dhe historia nuk ka për të mbaruar me kaq. Këto sinjale po marrin ngadalë pamjen e një kohe të vështirë e cila po troket jo vetëm për ata që bëjnë opozitë në Shqipëri.
Mosbesimi ndaj politikës aktualisht është në kuota maksimale. Antipolitika edhe si “ves” intelektual po nxit refuzimin ndaj politikës dhe politikanëve. Ky fenomen shumë shpejt do të prodhojë protagonistët e vet publikë. Viti 2013 (kaq i zymtë me 13-tën në fund) është shanci që antipolitika pret që të rindodhi si në 1996. Dikush pas kësaj, mos u cudisni ta shikoni duke lexuar “testamentin” e falsifikuar të plakut Dok Zboru.
“Mirëseerdhët në agoninë tuaj!”- Ky do të ishte konkluzioni për zgjedhjet e manipuluara elektorale. Për të gjithë, pa përjashtim!
Megjithatë! Shikojeni dramën e të madhit Bertolt Breht, “Arturo Ui”, dhe vendosni vetë…Sa do të dëshiroja që i gabuari të isha unë. Padyshim!
Shkrimi u publikua në profilin e facebook
(sg/shqiptarja.com)