SINGAPOR - Vijojnë kërkimet për gjetjen e avionit indonezian me 162 pasagjerë në bord të humbur një ditë më parë. AirAsia QZ8501është zhdukur pasi piloti nuk mori dot leje për të ndryshuar kurs me qëllim shmangien e motit të keq gjatë një fluturimi nga qyteti indonezian i Surabaya në Singapor.

Kreu i agjencisë së kërkim shpëtimit në Indonezi tha avioni mund të ketë përfunduar në fund të detit Java, pasi u vërtetua se është rrëzuar në brigjet indoneziane, ndërkohë që vende nga e gjithë Azia dërguan anije dhe avionë në përpjekje për të ndihmuar në kërkimin e avionit i cili u zhduk mëngjesin e hershëm të një dite më parë teksa fluturonte në Singapor. 

Në bordin e fluturimit ishin 155 indonezianë, tre koreanë-jugorë, një person nga Singapori, një nmalajzian dhe një britanik, ndërsa piloti ishte francez.

Incidenti i një dite më parë kyurorëzon një vit katastrofal për linjat ajrore malajziane, pas një avioni të humbur në marsin e këtij viti në një udhëtim mbi Kuala Lampur dhe një tjetri të rrëzuar në Ukrainën lindore në muajin korrik.

avioni

avioni

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)