Autoritetet e Singaporit kapën të dielën natën shumën rekord prej 8.8 ton fildish marrë prej rreth 300 elefantëve afrikanë, për një vlerë të llogaritur në 17.6 milionë dollarë (rreth 15.7 milion euro)
Sipas gazetës lokale The Straits Times, ky është konfiskimi më i madh i bërë deri tani në mbarë botën në vitet e fundit.
Përveç fildishit, i cili ishte në tre kontenierë që kalonin nga Republika Demokratike e Kongos për në Vietnam, janë sekuestruar gjithashtu 11.9 ton lëkurë e pangolineve, një lloj gjitari me luspa.
Komento