Një tjetër lajm i mirë për Kosovën. Singapori është shteti më i ri që e njeh pavarësinë shtetit tonë fqinj.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, në faqen e tij në Facebook në një postim ku thuhej:

 “Kam takuar e lobuar pa ndërprerë, duke zhvilluar vizitën fillimisht në këtë shtet në vitin 2013, e duke takuar më pas Ministrin e Jashtëm të Singaporit, Vivian Balakrishnan në New York. Urime.”

Deri më tani Kosova është njohur nga 113 vende të tjera të botës dhe Singapori është shteti i 4 nga “ASEAN” i cili ka njohur pavarësinë e shtetit Kosovar. 

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com